Hapësira europiane e të dhënave shëndetësore - Shqetësime për rolin e zgjeruar të Amazon, Google dhe Microsoft

Këtë muaj dhe në mars, vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian po zhvillojnë negociata mbi propozimin për të krijuar një Hapësirë Europiane të të Dhënave Shëndetësore - EHDS, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje politike përpara zgjedhjeve europiane.
Në qendër të propozimit është gjuha standarde dhe infrastruktura për ofruesit e kujdesit shëndetësor në të gjithë BE-në për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat shëndetësore të pacientëve në skedarë dixhitalë, duke përfshirë informacionin mjekësor, rezultatet e testeve dhe recetat e barnave.
Këto të dhëna do të përdoren për kujdesin parësor, si dhe për qëllime dytësore si kërkimi shkencor, krijimi i politikave dhe zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve nga kompanitë. Propozimi synon gjithashtu të krijojë një treg të vetëm për produktet dhe shërbimet e shëndetit dixhital, të tilla si sistemet e regjistrimeve elektronike dhe aplikacionet e 'teleshëndetit'.
Përmirësimi i aksesit për qytetarët e BE-së në të dhënat e tyre mjekësore dhe shkëmbimi më efikas i të dhënave dixhitale ndërmjet ofruesve të kujdesit shëndetësor mund të sjellë përfitime të rëndësishme për sistemet shëndetësore duke parandaluar mbivendosjet. Dhe përdorimi dytësor i të dhënave dixhitale të shëndetit ofron mundësi të rëndësishme për zhvillimin e politikave më të mira të kujdesit dhe barnave ose trajtimeve të reja.
Mirëpo, me këtë propozim BE i hap derën grupeve të teknologjisë si Amazon, Google dhe Microsoft që marrin një rol gjithnjë e më aktiv në fushën e shëndetit dixhital. Hapësira europiane e të dhënave shëndetësore u ofron kompanive të mësipërme një mundësi të paprecedentë për të shtrirë ndikimin e tyre mbi ofruesit e kujdesit shëndetësor, qeveritë dhe pacientët dhe për të rritur fuqinë e tyre tashmë alarmante të madhe të tregut.
Propozimi është në kundërshtim të plotë me përpjekjet për të kufizuar këtë fuqi të tepruar – dhe kërcënimet shoqëruese për ekonomitë dhe demokracinë evropiane – përmes legjislacionit të ri të BE-së si Akti i Shërbimeve Dixhitale dhe Aktit të të Drejtave Dixhitale. Për gjigantët amerikanë të teknologjisë, shëndetësia dhe shërbimet e tij janë një burim i madh i të dhënave të vlefshme, që mund të kthehen në fitime.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Qendra tregtare në Dubai pret 75 milionë turistë në vit - Më shumë vizitorë se kulla Eifel, Ujëvarat e Niagaras dhe Disneyland së bashku
Kur bëhet fjalë për turizmin, çdo vend ofron atraksione të ndryshme. Secili prej tyre tërheq shumë vëmendjen e udhëtarëve dhe turistëve, qoftë Harku i Triumfit......

“Plakja” e fermave të erës në Europë - Pronarët janë në dilemë nëse duhet të riinvestojnë, apo t’i braktisin
E ardhmja e e turbinave me erë tashmë të vjetëruara është në qendër të politikës së gjelbër të BE-së, e cila ka qenë pioniere në energjinë e erës për dekada të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Monedha europiane nuk duket të ketë pasur ndryshime të ndjeshëm e të kuotës gjatë fundjavës teksa vijon sot të blihet me 103.5 lekë dhe të shitet me 96.4 lekë......

Balluku inspekton investimin në nënstacionin e OST, pjesë e projektit për linjën ajrore me dopio qark 400 Tiranë - Rrashbull
Operatori i Sistemit të Transmetimit po investon për rritjen e kapaciteteve në nënstacionin elektrik të Rrashbullit në zonën e Durrësit. Një investim i ndarë......

Fermerët francezë të zemëruar përshëndesin presidentin Macron në panairin e bujqësisë në Paris!
Presidenti francez Emmanuel Macron u mirëprit të shtunën në Panairin vjetor Bujqësor nga fermerë të zemëruar duke bërë thirrje për më shumë mbështetje nga......

Limitarizmi: A duhet të ketë një kufi se sa të pasur mund të jenë njerëzit?
Ekziston një “izëm” i ri i nxehtë që lundron rreth limitarizmit të politikave dhe qarqeve ekonomike. Në thelb, është pikëpamja që duhet të ketë një kufi të......

Australia do të shpenzojë 35 miliardë dollarë për mbrojtjen ndërsa tensionet me Kinën rriten!
Tensionet kanë qenë të larta me Kinën në Indo-Paqësorin, kështu që nuk ishte befasi më 20 shkurt kur Australia njoftoi planet për të përmirësuar marinën e saj.......

Liderët botërorë me pagat më të larta dhe më të ulëta!
Të jesh kryetar shteti apo kreu i qeverisë nënkupton një presion të madh nga qytetarët e vendit, si dhe ndërkombëtarisht; orë të gjata, të lodhshme pune dhe......