Qendra tregtare në Dubai pret 75 milionë turistë në vit - Më shumë vizitorë se kulla Eifel, Ujëvarat e Niagaras dhe Disneyland së bashku

Kur bëhet fjalë për turizmin, çdo vend ofron atraksione të ndryshme. Secili prej tyre tërheq shumë vëmendjen e udhëtarëve dhe turistëve, qoftë Harku i Triumfit apo Bregu i Amalfit.
Megjithatë, asnjë prej tyre nuk tërheq turistë si një vend në Dubai. Domethënë, atraksioni turistik më i vizituar në botë është, besojeni apo jo, një qendër tregtare
Nuk është thjesht një qendër tregtare, logjikisht. Është më e vizituara në botë dhe ofron një gamë të gjerë atraksionesh. Bëhet fjalë për “Dubai Mall” në Dubai.
Qendra më e madhe tregtare në Dubai vizitohet nga rreth 75 milionë turistë në vit. “Dubai Mall” është regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness si më i madhi në botë, i gjithë objekti me të gjitha njësitë shoqëruese mbulon një sipërfaqe mbresëlënëse 1.124.000 metra katrorë.
“Dubai Mall” u hap në vitin 2008, ka 1300 dyqane, një shesh patinazhi me përmasa olimpike, një akuarium, dyqanin më të madh të këpucëve në botë, 14.000 vende parkimi dhe një simulator për fluturimin e një avioni pasagjerësh Boeing 737.
Është pjesë e kompleksit Burj Khalifa dhe ofron një gamë të gjerë të objekteve argëtuese, hotelierike dhe blerjesh. “Dubai Mall” është një destinacion popullor për turistët dhe vendasit, i njohur për arkitekturën e tij luksoze dhe mbresëlënëse.
Edhe pse ka shumë vende interesante në botë, qendra tregtare në Dubai vizitohet nga më shumë njerëz sesa Kulla Eifel, Ujëvara e Niagarës dhe Disneyland së bashku.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Plakja” e fermave të erës në Europë - Pronarët janë në dilemë nëse duhet të riinvestojnë, apo t’i braktisin
E ardhmja e e turbinave me erë tashmë të vjetëruara është në qendër të politikës së gjelbër të BE-së, e cila ka qenë pioniere në energjinë e erës për dekada të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Monedha europiane nuk duket të ketë pasur ndryshime të ndjeshëm e të kuotës gjatë fundjavës teksa vijon sot të blihet me 103.5 lekë dhe të shitet me 96.4 lekë......

Balluku inspekton investimin në nënstacionin e OST, pjesë e projektit për linjën ajrore me dopio qark 400 Tiranë - Rrashbull
Operatori i Sistemit të Transmetimit po investon për rritjen e kapaciteteve në nënstacionin elektrik të Rrashbullit në zonën e Durrësit. Një investim i ndarë......

Fermerët francezë të zemëruar përshëndesin presidentin Macron në panairin e bujqësisë në Paris!
Presidenti francez Emmanuel Macron u mirëprit të shtunën në Panairin vjetor Bujqësor nga fermerë të zemëruar duke bërë thirrje për më shumë mbështetje nga......

Limitarizmi: A duhet të ketë një kufi se sa të pasur mund të jenë njerëzit?
Ekziston një “izëm” i ri i nxehtë që lundron rreth limitarizmit të politikave dhe qarqeve ekonomike. Në thelb, është pikëpamja që duhet të ketë një kufi të......

Australia do të shpenzojë 35 miliardë dollarë për mbrojtjen ndërsa tensionet me Kinën rriten!
Tensionet kanë qenë të larta me Kinën në Indo-Paqësorin, kështu që nuk ishte befasi më 20 shkurt kur Australia njoftoi planet për të përmirësuar marinën e saj.......

Liderët botërorë me pagat më të larta dhe më të ulëta!
Të jesh kryetar shteti apo kreu i qeverisë nënkupton një presion të madh nga qytetarët e vendit, si dhe ndërkombëtarisht; orë të gjata, të lodhshme pune dhe......

Gjykata e Vjenës dënon ish-kancelarin austriak Sebastian Kurz!
Pas dymbëdhjetë ditësh diskutime, një gjykatë në Vjenë ka dhënë vendimin e saj për gjyqin e ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz. Ai është dënuar për......