60 mijë jorezidentë llogari bankare në Shqipëri - Numri total i llogarive bankare, mbi 3.2 milionë në 2023. Dominojnë individët

Ndërsa numri i llogarive bankare gjatë vitit 2023 ka njohur në tërësi rritje të fortë gjatë vitit, është numri i llogarive nga jorezidentët ai që ka shënuar shtesen më të shpejtë, në nivelin thuajse 20%.
Nga të dhnëat e Bankës së Shqipërisë rezulton se në fund të vitit 2023 numërohen 60,496 llogari bankare në emër të jorezidentëve, qofshin këto kompani apo individë, nga 50,440 në fund të vitit 2022. Shtesa brenda një viti është me më shumë se 10 mijë, ose rritje me 19.9%.
Thuajse e tërë shtesa nga ardhur nga individë jorezidentë që kanë ccelur llogari bankare në Shqipëri, dhe shumë pak nga kompani. Saktësisht, numërohen vetëm 7 llogari shtesë në totalin e llogarive të kompanive jorezidente.
Nga 1,929 në fund të vitit 2022, ato rezultojnë 1,936 në fund të vitit të shkuar. Ndërkohë që numri i individëve jorezidentë që kanë ccelur llogari bankare në bankat tona është shtuar me më shumë se 10 mijë, nga 48,511 në fund të 2022, në 58,560 në fund të vitit 2023.
Ndërkohë që rritje ka shënuar për vitin e shkuar numri total i llogarive në sistemin bankar shqiptar. Nga 3,108,899 në fund të vitit 2022, ato janë shtuar me 4%, për të mbyllur vitin 2023 me një total prej 3,235,508 llogarish.
Shtesa ka ardhur totalisht nga llogaritë e reje individuale, duke qenë se numri i llogarive të kompanive rezulton në rënie për vitin e shkuar. Nga 239,355 në fund të vitit 2022, numri i llogarive të kompanive rezidente ka rënë në 232,096 në fund të vitit 2023.
Ndërkaq, megjithëse në rritje të dukshme vit më vit, relativisht i ulët mbetet numri i llogarive bankare të aksesueshme në internet. Nga 3.2 millionë llogari në total, vetëm 1,096,402, ose një e treta e totalit kanë akses në internet dhe pjesa dërrumese e tyre i përket llogarive të rezidentëve.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Pagesat në euro brenda vendit, rekord në 2023 - Rritje 59.5% në vitin e dytë të funksionimit. Me sistemin AIPS u transferuan 4.1 mld euro
Në vitin e dytë të vënies në funksion, numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS për pagesat në euro brenda vendit ka kaluar shifrën prej 249 nijë,......

Çfarë i duhet rajonit për të shkuar në BE? - BERZH: Boshllëqet janë kryesisht në fushat e qeverisjes, gjelbërimit dhe elasticitetit
Standartet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa atyre në Bashkimin Europian. Këtë tregojnë të dhënat e “Bankës Europiane për Rindërtim dhe......

Shtetet anëtare të NATO-s testojnë aftësitë nënujore në brigjet siciliane!
Shtatë shtete anëtare po marrin pjesë në një stërvitje vjetore të krijuar për të forcuar aftësitë e kërcënimit nënujor të NATO-s. Shtatë nëndetëse nga......

Ballkani Perëndimor, prioritar për BERZH - Samiti në Londër, synohen më shumë investime për rajonin
Samiti i gjashtë i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër mblodhi krerët e qeverive nga Ballkani Perëndimor. Në fjalën e saj Odile......

Ekonomia globale vuan pasojat e luftës dhe pasigurisë - Organizata Botërore e Tregtisë, apel për reforma të menjëhershme
Drejtoresha e Organizatës Botërore të Tregtisë paralajmëroi se lufta, pasiguria dhe paqëndrueshmëria po rëndojnë ekonominë globale dhe i kërkoi bllokut të......

3 plazhet më të mira në botë janë të gjitha në Europë! Cilat janë plazhet e tjera në top listë?
Në një botë ku qëndrueshmëria dhe bukuria natyrore dominojnë gjithnjë e më shumë zgjedhjet e udhëtarëve, Praia da Falésia e Portugalisë shfaqet si xhevahiri i......

Hapësira europiane e të dhënave shëndetësore - Shqetësime për rolin e zgjeruar të Amazon, Google dhe Microsoft
Këtë muaj dhe në mars, vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian po zhvillojnë negociata mbi propozimin për të krijuar një Hapësirë Europiane të të......

Qendra tregtare në Dubai pret 75 milionë turistë në vit - Më shumë vizitorë se kulla Eifel, Ujëvarat e Niagaras dhe Disneyland së bashku
Kur bëhet fjalë për turizmin, çdo vend ofron atraksione të ndryshme. Secili prej tyre tërheq shumë vëmendjen e udhëtarëve dhe turistëve, qoftë Harku i Triumfit......