“Më shumë investime në Shqipëri e Rajon” - Apeli i Kryeministrit Edi Rama në samitin e BERZH

Teksa mbahej samiti i BREZH në Londër për investimet në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij dha sugjerime për investimet në Shqipëri. Ai nënvizoi faktin se Shqipëria ka ndryshuar dhe ka bërë hapa përpara përsa I përket investimeve duke nisur nga energjia.
“Rajoni po ndryshon, bota po ndryshon, Shqipëria ka ndryshuar. Nga një vend me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend që vitin e kaluar ka arritur një shifër prej 10 milionë turistëve. Dallimi para 10 vitesh është se resurset tona po diversifikohen me energji solare dhe energji të erës. Sistemi ynë, i cili ishte gati për tu shkatërruar për shkak se shumica e popullatës nuk paguante faturën, sot ka një pamje tjetër. Çmimi i energjisë elektrike nuk ka ndryshuar edhe në kohën e krizës, ndërsa borxhi publik ka shkuar në një nivel historik, nën 60%” .
Midis tjerave, gjatë fjalës së tij kryeminsitri Edi Rama theksoi rëndësinë e investimeve në Shqipëri. E teksa e pyetën se pse duhet të investojnë në Shqipëri, Rama u përgjigj:
“Një përgjigje e thjeshtë është: Duhet sepse nëse nuk e bëjnë ata, dikush tjetër do ta bëjë. Por për invstitorët, ajo që është e rëndësishme është që kur vijnë në rajon, të mos konkurrojnë në një vend të rajonit për një treg të vogël , por vijnë në një hapësirë sshumë më të mirë ku mundësia është e madhe."
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vijoi angazhimin e fortë në Ballkanin Perëndimor edhe gjatë vitit 2023, me investime rekord prej më shumë se 1.63 miliardë euro në 100 projekte, ndërdsa Shqipëria përfitoi rreth 146 milionë euro nëpërmjet 23 projekteve.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Çfarë do të ndodhë me çmimin e apartamenteve? - Konsulenti i pronave tregon zonat në Tiranë që ofrojnë çmime nga 800 deri 1200 euro/m2
Prej më shumë se tre vitesh, çmimet e apartamenteve kanë njohur rritje, një tendencë kjo që duket se do të vijojë edhe përgjatë muajve në vijim. Eri Gurra,......

Gati baza ajrore e NATO-s, inaugurimi më 4 Mars - Publikohen për herë të parë pamjet nga baza e Kuçovës
Përgatitjet janë drejt përfundimit për bazën ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s në qytezën e Kuçovës, e cila do të përurohet më 4 mars. Komandanti i Forcës......

Vëzhgimi/ Si po avancon Unaza e Madhe e Tiranës - Punimet në të gjithë veprën pritet të mbyllen në fund të vitit!
Ndodhemi në lotin 5 të Unazës së Madhe, që është një nga 4 lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës e që pritet të bëjë bashkimin e gjithë kësaj vepre......

A mundet 'Korridori i Mesëm' të ofrojë një rrugë të sigurt tregtare që anashkalon Detin e Kuq?
I ashtuquajturi "Korridori i Mesëm", një rrugë tregtare që do të lidhë tregjet kineze dhe europiane përmes Azisë Qendrore dhe Kaukazit, ishte fokusi i Forumit......

60 mijë jorezidentë llogari bankare në Shqipëri - Numri total i llogarive bankare, mbi 3.2 milionë në 2023. Dominojnë individët
Ndërsa numri i llogarive bankare gjatë vitit 2023 ka njohur në tërësi rritje të fortë gjatë vitit, është numri i llogarive nga jorezidentët ai që ka shënuar......

Pagesat në euro brenda vendit, rekord në 2023 - Rritje 59.5% në vitin e dytë të funksionimit. Me sistemin AIPS u transferuan 4.1 mld euro
Në vitin e dytë të vënies në funksion, numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS për pagesat në euro brenda vendit ka kaluar shifrën prej 249 nijë,......

Çfarë i duhet rajonit për të shkuar në BE? - BERZH: Boshllëqet janë kryesisht në fushat e qeverisjes, gjelbërimit dhe elasticitetit
Standartet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa atyre në Bashkimin Europian. Këtë tregojnë të dhënat e “Bankës Europiane për Rindërtim dhe......

Shtetet anëtare të NATO-s testojnë aftësitë nënujore në brigjet siciliane!
Shtatë shtete anëtare po marrin pjesë në një stërvitje vjetore të krijuar për të forcuar aftësitë e kërcënimit nënujor të NATO-s. Shtatë nëndetëse nga......