Ryanair paralajmëron rritjen e çmimeve të biletave - Për shkak të vonesave në dorëzimet e avionëve Boeing

Biletat e kompanisë ajrore Ryanair këtë verë mund të kushtojnë 5 deri në 10% më shumë për shkak të vonesës së Boeing në dërgesat e avionëve të rinj. Paralajmërimi u bë nga shefi ekzekutiv i grupit, Michael O'Leary, sipas të cilit vonesa do të zvogëlojë aftësinë e Ryanair për të ofruar vende në bord.
Numri një i grupit irlandez shpjegoi se dorëzimi i 57 avionëve Boeing 737 Max 8200 pritej në mars, por në vend të kësaj do të ketë 40 – 45 të tillë për verën. Boeing ka pasur probleme që kur një Alaska Airlines 737 MAX 9 u përfshi në një aksident në të cilin një derë u shkëput menjëherë pas ngritjes. Rritja e mëvonshme e kontrolleve në avion nga autoritetet amerikane ngadalësoi prodhimin dhe kohën e dorëzimit.
O'Leary shtoi se problemet me motorët Pratt & Whitney të Airbus A320 do të luajnë gjithashtu një rol, pasi operatorët do të mbajnë një numër të caktuar avionësh të vendosur në tokë për inspektime. Vonesat nënkuptojnë se Ryanair mund të detyrohet të heqë disa fluturime nga sezoni veror, tha O'Leary, duke reduktuar kapacitetin për atë që pritet të jetë një verë rekord për sa i përket numrit të udhëtimeve.
Kjo do të thotë se Ryanair mund të transportojë vetëm 200 milionë pasagjerë për vitin financiar që fillon në prill, kundrejt 205 milionë të parashikuara më parë. Kufizimet e mëtejshme të kapacitetit mund ta bëjnë kompaninë më pak konkuruese ndaj rivalëve me kosto të ulët si ‘EasyJet’.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Përfitimet nga hekurudha Vorë-Hani i Hotit - Dokumenti/Elektrifikimi, kushte më të mira për pasagjerët, mallrat dhe mjedisin
Teksa hënën u firmos marrëveshja e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rehabilitimi i hekurdhurës Vorë-Hani i Hotit parashikohet të sjellë......

Vizita e Zelensky-t dhe samiti i Ballkanit Perëndimor - Policia gati planin e masave, ‘blindohet’ kryeqyteti!
Drejtori për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, gjatë një konference për media ka njoftuar planin e masave që do të ndërmerren për sigurimin e rendit gjatë......

Çfarë janë bankat ’hije’ që po dështojnë në Kinë dhe si mund të ndikojnë ato në Europë?
Trustet kineze dhe kompanitë e menaxhimit të pasurisë kanë qenë duke luftuar nën peshën e rregullave shtrënguese dhe krizës së vazhdueshme të pronave të Kinës,......

Zbulohet depozitë e madhe gazi në Arabinë Saudite - ARAMCO: Rezervat shtesë arrijnë në 420 miliardë metra kub
Arabia Saudite ka konfirmuar se sasi të konsiderueshme të rezervave shtesë të gazit janë zbuluar në fushën gjigante Jafura të kompanisë shtetërore të naftës......

Automjetet do të “ushqehen” nga copat e drurit - Transformimi në grafit sintetik mund të përdoret në bateritë
Një kompani në Zelandën e Re po i kthen copat e drurit të hedhura në grafit sintetik që mund të përdoret në bateritë e automjeteve elektrike. “CarbonScape”......

Gabimet e restoranteve në SHBA - Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar dhe rendi i gabuar i shërbimeve
Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar ose rendi i gabuar i shërbimeve duket se janë ndër përvojat e këqija të miliona amerikanëve vitet e fundit kur darkojnë......

10 vjet burg ose gjoba deri në 40 milionë euro – BE, organi parë ndërkombëtar që sjell ligjin për krimet mjedisore!
Bashkimi Europian është bërë organi i parë ndërkombëtar që kriminalizon rastet më të rënda të dëmtimit mjedisor që janë “të krahasueshme me ekocidin”.......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga forcohet!
Dollari amerikan ka humbur pikë nga dje duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane nuk......