Përfitimet nga hekurudha Vorë-Hani i Hotit - Dokumenti/Elektrifikimi, kushte më të mira për pasagjerët, mallrat dhe mjedisin

Teksa hënën u firmos marrëveshja e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rehabilitimi i hekurdhurës Vorë-Hani i Hotit parashikohet të sjellë një sërë përfitimesh në drejtim transportit të pasagjerëve, mallrave, por edhe mjedisit.
Një raport i Komunitetit të Transportit thekson se ndërtimi i linjës së re dhe elektrifikimi i saj synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e shërbimeve të pasagjerëve dhe mallrave, të përmirësojë kapacitetin e transportit, si dhe zhvillimin e transportit multimodal dhe intermodal në Shqipëri dhe në rajon.
Në kuadër të ndërlidhjes, dokumenti thekson se synohet përmirësimi i lidhjes me fqinjët, duke qenë se aktualisht kjo është e vetmja lidhje kufitare hekurudhore shqiptare, si dhe integrimi i saj në rrjetet hekurudhore rajonale dhe të Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si një nga kreditoret e projektit e vë theksin te përfitimet mjedisore dhe sociale, që do të sjellë zbatimi i tij. BERZH thekson se ai do të mundësojë promovimin e zhvendosjes nga transporti rrugor, në atë hekurudhor, duke reduktuar varësinë nga modelet e transportit me emetime të larta.
Sipas bankës, kursimet e dyoksidit të karbonit do të reduktojnë emetimet e përgjithshme të gazeve me efekt serrë dhe do të ofrojnë një alternativë më të pastër për komunitetin dhe bizneset shqiptare.
Kosto totale për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit përllogaritet në 373.15 mln euro, ndërkohë që struktura e financimit për këtë projekt ndahet midis kredive të dhëna nga BERZH dhe Banka Evropiane Investimeve, një granti të Bashkimit Evropian dhe mbulimit të TVSH-së nga buxheti i shtetit. Granti i BE-së kap vlerën e 137.9 mln euro, kredia e BERZH, 98.75 euro, ndërsa kredia e BEI, 120 mln.
Përpara ndërprjes së funksionimit, shpejtësia maksimale e lëvizjes së trenave në këtë linjë hekurudhore ishte rreth 40 km/orë, dhe në pjesë të caktuara është më e ulët se 20 km/orë. Po ashtu, sistemi i sinjalizimit ishte pothuajse inekzistent.
Ndërkaq, projekti i hartuar për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore do mundësojë lëvizjen e trenave me shpejtësi 100 km/orë, ndërsa përshkon ultësirën perëndimore me stacione në Vorë – Mamurras – Laç – Milot – Lezhë – Shkodër – Koplik – Hani i Hotit, ku është edhe kufiri me Malin e Zi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Vizita e Zelensky-t dhe samiti i Ballkanit Perëndimor - Policia gati planin e masave, ‘blindohet’ kryeqyteti!
Drejtori për Sigurinë Publike Rebani Jaupi, gjatë një konference për media ka njoftuar planin e masave që do të ndërmerren për sigurimin e rendit gjatë......

Çfarë janë bankat ’hije’ që po dështojnë në Kinë dhe si mund të ndikojnë ato në Europë?
Trustet kineze dhe kompanitë e menaxhimit të pasurisë kanë qenë duke luftuar nën peshën e rregullave shtrënguese dhe krizës së vazhdueshme të pronave të Kinës,......

Zbulohet depozitë e madhe gazi në Arabinë Saudite - ARAMCO: Rezervat shtesë arrijnë në 420 miliardë metra kub
Arabia Saudite ka konfirmuar se sasi të konsiderueshme të rezervave shtesë të gazit janë zbuluar në fushën gjigante Jafura të kompanisë shtetërore të naftës......

Automjetet do të “ushqehen” nga copat e drurit - Transformimi në grafit sintetik mund të përdoret në bateritë
Një kompani në Zelandën e Re po i kthen copat e drurit të hedhura në grafit sintetik që mund të përdoret në bateritë e automjeteve elektrike. “CarbonScape”......

Gabimet e restoranteve në SHBA - Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar dhe rendi i gabuar i shërbimeve
Shërbimi i ngadaltë, stafi i hutuar ose rendi i gabuar i shërbimeve duket se janë ndër përvojat e këqija të miliona amerikanëve vitet e fundit kur darkojnë......

10 vjet burg ose gjoba deri në 40 milionë euro – BE, organi parë ndërkombëtar që sjell ligjin për krimet mjedisore!
Bashkimi Europian është bërë organi i parë ndërkombëtar që kriminalizon rastet më të rënda të dëmtimit mjedisor që janë “të krahasueshme me ekocidin”.......

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga forcohet!
Dollari amerikan ka humbur pikë nga dje duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane nuk......

Shqipëria ofrohet për Samitin e NATO-s në 2027. Kryeministri Rama letër falënderuese Sekretarit Blinken
Pas vizitës që Sekretari i Shtetit Amerikan Antony Blinken zhvilloi në Shqipëri më 15 shkurt, Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër mirënjohjej, në të......