Tregtia me pakicë përshpejton rritjen - Ngjitet me 5.8% në tremujorin e dytë. Ndikoi turizmi
Shifrat tregojnë se konsumi për shkak të turizmit është rritur duke rritur rrjedhimisht edhe tregtinë. Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë e ka përshpejtuar rritjen në tremujorin e dytë të këtij viti. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë, arriti 124.3 duke shënuar një rritje 5.8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022. Në terma tremujorësh rritja e volumit të shitjeve më pakicë regjistrohet në 1.3%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit.
Por, nga ana tjetër ndryshimi mujor i indeksit të shitjeve në tregtinë me pakicë paraqitet negativ. Volumi i shitjeve nga muaji maj 2023 në muajin qershor të po këtij viti ka shënuar rënie me -0.7%.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2023 është rritur me 5.1%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 5.7%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në ndryshimin vjetor prej 5.8%, në tremujorin e dytë 2023 ndaj tremujorit të dytë 2022 grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ka kontribuar me 2.4 pikë përqindje. “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 2.1 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me 1.3 pikë përqindje.
Sa i përket ndryshimit tremujor volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve”, është rritur me 2.2%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërkohë, Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 0.9% krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa në grupin “Tregti me pakicë e hidrokarbureve“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, është rritur me 3.2%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

‘Një kthim vizite’ - Putini pranon "me mirënjohje" ftesën e Kim Jong Un në Korenë e Veriut
Pasi diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un udhëtoi në lindjen e largët të Rusisë, presidenti rus Vladimir Putin pranoi një ftesë nga Kim për të vizituar......

Një ishull italian po lë të huajt të jetojnë pa qira për 3 muaj!
Ollolai ndodhet në zonën e egër Barbagia, larg brigjeve të mbushura me VIP-a të Sardenjës, një vend ku mbijetojnë traditat e vjetra dhe banditët dikur jetonin......

Rrugët më të mira dhe më të këqija në Europë! - Si pozicionohet Shqipëria?
Vendi europian që krenohet me disa nga infrastrukturat më të mira të çiklizmit në botë, dallohet gjithashtu në mbarë botën për shkak të disa prej rrugëve më të......

Renditja e spitaleve më të mira në botë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën, ndjek Italia
Një listë e spitaleve më të mira në botë duke filluar nga onkologjia, kardiologjia, pediatria dhe deri tek neurologjia. Në renditjen e publikuar nga Newsweek,......

Jo ulje çmimesh dhe oferta në supermarkete! - Ministri Bekteshi: Krijon klimë pasigurie dhe frikë tek qytetarët
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi vendimin për të ndaluar uljen e çmimeve dhe ofertat në supermarketet e vendit. ......

Grevë historike në sektorin e automjeteve në SHBA - Sindikata nuk arrin marrëveshjen për rinovimin e kontratave
Qindra njerëz, përfshirë punëtorët e sektorit të prodhimit të automjeteve në turnin e natës dhe mbështetësit e tyre, u mblodhën në një fabrikë të montimit të......

ChatGPT zëvendëson mjekët në sallën e urgjencave! - Rezultatet e një studimi të fundit nga Holanda
ChatGPT mund të ndihmojë në diagnostikimin sëmundjeve tek pacientët në dhomat e ardhshme të urgjencës, sipas një studimi të ri pilot që analizoi se si modeli i......

Oktoberfest rrit çmimin e birrës - Gota 1 litër do të shitet deri 14,8 euro. Mynihu gati për festën e birrës
Banorët në Mynih i dhanë dorën e fundit stendave dhe tendave të tyre përpara hapjes të së shtunës të festivalit më të madh të birrës në botë,......