Europa Postuar më 15 Shtator 2023, 10:39

Oktoberfest rrit çmimin e birrës - Gota 1 litër do të shitet deri 14,8 euro. Mynihu gati për festën e birrës

Nga SCAN TV
Oktoberfest rrit çmimin e birrës - Gota 1 litër do të

Banorët në Mynih i dhanë dorën e fundit stendave dhe tendave të tyre përpara hapjes të së shtunës të festivalit më të madh të birrës në botë, Oktoberfest.

Birra shërbehet tradicionalisht në gota qelqi një litroshe të njohura si "Mass" për të cilat çmimet variojnë midis 14 – 14.8 euro.

Çmimi i birrës vitin e kaluar varionte nga 12.6 deri në 13.8 euro. Banorët thonë se rritja e çmimit është në përputhje me inflacionin prej rreth 7% dhe se atyre iu desh të rrisnin ndjeshëm pagat për të siguruar punonjës.

Qindra mijëra vizitorë priten gjatë festës dyjavore, e cila përfundon më 3 tetor dhe çdo vit tërheq turistë nga e gjithë bota.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Shtator

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies së lehtë që pëso ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 99.7 lekë dhe duke u shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat