Rezerva më e madhe në Europë: Çekia, shtëpia e "arit të bardhë"!

Qyteti Cinovec në kufirin gjermano-çek ka nën vete një thesar. Në nëntokën e vendit që ndodhet afro 100 kilometra larg Pragës, mendohet të jenë 3-5 % e rezervave botërore me litium. Metali i lehtë ka fituar shumë rëndësi vitet e fundit. Kjo për shkak se litiumi përdoret, ndër të tjera, në prodhimin e baterive, pa të cilat është e pamundur të përfytyrohet transformimi energjetik dhe lëvizshmëria me elektricitet. Çmimet për litiumin janë aq të larta saqë tani edhe Çekisë do t’i leverdiste të hapte miniera.
Sipas një studimi të Dhomës Çeke të Tregtisë, Republika Çeke i ka shteruar të gjitha burimet e rritjes ekonomike. Prandaj vitet e ardhshme vendi kërcënohet nga një stanjacion ekonomik. Minierat e litiumit mund t'i japin ekonomisë çeke një nxitje të re, shpreson kryeministri Petr Fiala. Kur paraqiti vizionin e tij për zhvillimin e Republikës Çeke në tridhjetë vitet e ardhshme, në fillim të shtatorit 2023, ai renditi gjashtë fusha në të cilat Republika Çeke duhet të bëjë investime strategjike, ndër to, edhe nxjerrjen dhe përpunimin e litiumit.
Fshati Cinovec ndodhet në mes të një rajoni minerar. Eksplorimet e para të bëra në vitet 2010 kanë treguar se rajoni përmban nivele të konsiderueshme litiumi. Pjesa më e madhe është në Çeki, por një sasi e vogël ndodhet edhe në Zinnwald të Gjermanisë. Republika Çeke ka nënshkruar tashmë një marrëveshje bashkëpunimi me Saksoninë për nxjerrjen e Litiumit. Nga ana çeke, minierat e litiumit do të operojnë nga Kompania Energjetike e Çekisë (CEZ) që kontrollohet nga shteti.
Llogaritet që në Cinovec të prodhohen 2,25 milionë tonë mineral në vit, gjë që do të mundësonte prodhimin e pothuajse 30 000 tonësh hidroksid litiumi. Sipas vlerësimeve aktuale, sasia e xeherorit të nxjerrë duhet të jetë e mjaftueshme për të prodhuar pothuajse një milion bateri makinash në vit. Republika Çeke planifikon t’i prodhonte vetë bateritë, në një giga-fabrikë.
Ashtu si me çdo nxjerrje të lëndëve të para jo të ripërtëritshme, minierat e litiumit kanë gjithashtu një ndikim në mjedis. Në Amerikën e Jugut, ku në të ashtuquajturin "trekëndësh litiumi" midis Bolivisë, Kilit dhe Argjentinës ndodhen rreth 70 për qind e rezervave të litiumit në botë, ka rënë ndjeshëm niveli i ujërave nëntokësore për shkak të shëllirave të litiumit. Në disa raste të pakujdesisë së kompanive minerare janë kontaminuar edhe ajri, uji dhe toka. Në Cinovec, litiumi do të nxirrej nga shkëmbi. Kjo metodë e nxjerrjes kërkon shumë ujë - dhe është shumë më e shtrenjtë se me shëllirë.
Sipas kompanisë energjetike CEZ, procesi i miratimit për minierat e litiumit do të nisë në fund të vitit 2023. Megjithatë, kompania duket të ketë pak dyshime rreth përfundimit të procedimeve: ajo ka blerë tashmë një parcelë toke për një fabrikë përpunimi litiumi, për një miliard koruna çeke - rreth 40,8 milionë euro.
E . S / SCAN
Sondazh

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies së lehtë që pëso ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 99.7 lekë dhe duke u shitur me......

FMN vlerëson performancën e doganave - Sipas Misionit, ka pasur zhvillime pozitive në luftën kundër informalitetit
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar përmirësimet në performancën e administratës doganore. Sipas raportit paraprak të FMN-së, iniciativat e lidhura me......

Kush është ministri që do ketë në “dorë” taksat e shqiptarëve? - Kuvendi voton kreun e ri të Financave. Ibrahimaj “mbron” sipërmarrjen
Kuvendi i ka hapur dritën jeshile emërimit të Ervin Metes në krye të financave shqiptare. Mete ka marrë pëlqimin e 74 deputetëve, ndërsa 30 kanë votuar......

Zhvillimi i turizmit natyror - Hapet tenderi 420 mln lekë për ndërhyrje në Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës
Transformimi i Parkut Natyror të Ulzës dhe zonave përreth, me qëllim rritjen e turizmit, parashikohet të kushtojë rreth 420 mln lekë. Ministria e Turizmit dhe......

Monitorimi i ndotjes nga nxjerrja e naftës - KPP urdhëron Albpetrol të ndryshojë kriteret e tenderit
Komisioni i Prokurimit Publik i kërkon kompanisë Albpetrol të ndryshojë kriteret e tenderit për monitorimin e ndotjes në zonat ku nxirret naftë. Ky dikaster ka......

Në ushtrinë shqiptare rikthehen rezervistët - Gati ligji i ri. Shërbimi do të zgjasë jo më pak se dy vjet
Pas vitesh mungesë, në radhët e ushtrisë shqiptare do të kthehen rezervistët. Për këtë qëllim është hartuar një ligj i ri nga Ministria e Mbrojtjes, i cili......

Sa do të rriten pensionet nga 1 Tetori? - Braçe: Indeksim 8.6% për të kompensuar çmimet
Nga 1 Tetori, pensionistët në të gjithë vendin do të kenë një shtesë në pensionin e tyre mujor në masën 8.6 % për të kompensuar rritjen e çmimeve të shportës.......

Gjykata amerikane vendos kundër rregullores së Biden për fëmijët e emigrantëve!
Një gjykatës amerikan të mërkurën vendosi kundër një programi që ofron lehtësim deportimi dhe leje pune për emigrantët e sjellë ilegalisht në vend si fëmijët,......