Sa do të rriten pensionet nga 1 Tetori? - Braçe: Indeksim 8.6% për të kompensuar çmimet
Nga 1 Tetori, pensionistët në të gjithë vendin do të kenë një shtesë në pensionin e tyre mujor në masën 8.6 % për të kompensuar rritjen e çmimeve të shportës. Lajmi është dhënë nga deputeti Erion Braçe, gjatë seancës plenare, sipas të cilit ky indeksim, do të ndiqet edhe nga bonusi i muajit Dhjetor.
Sipas INSTAT , inflacioni i shportës për pensionistët është në nivelin 8.6 për qind. Por sa është shtesa në vlerë që do të përfitohet nga ky indeksim? Përfitimi minimal fillon nga 800 lekë deri në atë maksimal prej 3 mijë lekësh në varësi të masës së pensionit.
Kështu, nëse do të marrim në konsideratë pensionin mesatar të pleqërisë në zonat urbane, i cili për vitin 2022 rezulton 17.350 lekë, shtesa është 1492 lekë. Ndërsa për pensionin mesatar në zonat rurale, i cili është 10.349 lekë, shtesa mujore është 890 lekë. Këtë rritje e përfitojnë rreth 687 mijë të moshuar në vend.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gjykata amerikane vendos kundër rregullores së Biden për fëmijët e emigrantëve!
Një gjykatës amerikan të mërkurën vendosi kundër një programi që ofron lehtësim deportimi dhe leje pune për emigrantët e sjellë ilegalisht në vend si fëmijët,......

Sa herë është kryer Censi në Shqipëri? - Për herë të 12-të këtë vit. Analiza sipas periudhës dhe karakteristikave përkatëse
Referuar “Institutit të Statistikave” Censi i Popullsisë dhe Banesave për këtë vit do të jetë i 12-ti që nga viti 1923 kur është kryer për herë të parë......

Fed nuk pritet të ndryshojë më normat e interesit deri në periudhën prill-qershor 2024 ose më vonë!
Rezerva Federale do të lërë të pandryshuar normën e saj të interesit brenda natës në fund të takimit të politikës 19-20 shtator dhe ndoshta do të presë deri në......

Pse Kina po u kërkon bankave të mëdha të bëjnë kujdes me blerjet në dollarë?!
Banka qendrore e Kinës u ka kërkuar disa prej huadhënësve më të mëdhenj të vendit që të përmbahen nga barazimi i menjëhershëm i pozicioneve të tyre valutore në......

Sigurimi nga tërmetet, qytetarët do të paguajnë dy herë - Dhoma Amerikane: Pr.ligji sjell konflikt me bankat. Dëmshpërblimi është gjysmak
Projektligji i hartuar nga qeveria për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet ka ngjallur reagime të shumta, për shkak të paqartësisë dhe lënies......

Sapun dhe detergjent nga mbetjet plastike?
Jemi të përmbytur me plastikë dhe problemi është se riciklimi i saj është më kompleks se sa mendojmë. Shkenca është gjithmonë në kërkim të metodave të reja për......

Si tërheqja e Italisë mund të çojë në dalje të tjera të ardhshme nga BRI e Kinës?!
Plani i raportuar i tërheqjes i Italisë mund të vendosë një precedent për një dalje konstruktive nga iniciativa globale e tregtisë dhe infrastrukturës së......

SHBA është më e varfër! - Dyfishohet numri i fëmijëve që preken nga mungesa e të ardhurave
Niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit në 12.4 % në vitin 2022, me varfërinë e fëmijëve më shumë se të dyfishuar në krahasim me atë të......