Sapun dhe detergjent nga mbetjet plastike?

Jemi të përmbytur me plastikë dhe problemi është se riciklimi i saj është më kompleks se sa mendojmë. Shkenca është gjithmonë në kërkim të metodave të reja për t'i dhënë një jetë të dytë kësaj mbetjeje të përhapur: tani një studim i ri i botuar në Chem propozon një metodë për të transformuar poliolefinat, lloji më i zakonshëm i polimerit që përdoret në paketimet e disponueshme, në aromatik alkil, molekula bazë të surfaktantëve, përbërësit aktivë të detergjenteve.
Hulumtimi nis nga një studim i mëparshëm në të cilin shkencëtarët ekspozuan funksionimin e një procesi katalizues (është një proces i cili, falë pranisë së një katalizatori, zhvillohet në më pak kohë ose me më pak shpenzime energjie) i aftë për të thyer lidhjet e atomeve të karbonit që e bëjnë plastikën kaq dobët të biodegradueshme dhe i riorganizojnë ato në zinxhirë molekularë të quajtur "unaza aromatike alkil".
Procesi, megjithëse efektiv, ishte shumë i ngadaltë. Prandaj, studiuesit rritën aciditetin e katalizatorit origjinal të aluminit, duke shtuar klor dhe fluor, duke arritur kështu ta përshpejtojnë atë. Metoda e re funksionon në temperatura të moderuara (dhe për rrjedhojë me kërkesë të vogël për energji) dhe kërkon disa orë për të përfunduar transformimin e plastikës në molekula alkil aromatike, krahasuar me 24 me origjinalin.
Tani ne prodhojmë surfaktantë nga burimet fosile: nëse do të mund t'i prodhonim ato nga mbetjet plastike, jo vetëm që do të "shpëtonim" ndotjen që rezulton nga lëndët djegëse fosile, por edhe atë që rezulton nga riciklimi i plastikës, e cila normalisht digjet ose hidhet në landfill.
Qëllimi i studiuesve është që kjo metodë të fillojë të përdoret në një shkallë të gjerë nga industritë kimike që prodhojnë surfaktantë që më pas bëhen sapunë, detergjentë të lëngshëm dhe detergjentë të tjerë. Hapi tjetër është verifikimi i qëndrueshmërisë aktuale të procesit: "Për të përcaktuar nëse metoda është vërtet ekologjike, do të duhet të kryejmë një vlerësim të ciklit jetësor, duke llogaritur energjinë e përdorur dhe gazrat serrë të emetuara për secilën fazë", shpjegon Susannah Scott, një nga autorët.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Si tërheqja e Italisë mund të çojë në dalje të tjera të ardhshme nga BRI e Kinës?!
Plani i raportuar i tërheqjes i Italisë mund të vendosë një precedent për një dalje konstruktive nga iniciativa globale e tregtisë dhe infrastrukturës së......

SHBA është më e varfër! - Dyfishohet numri i fëmijëve që preken nga mungesa e të ardhurave
Niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit në 12.4 % në vitin 2022, me varfërinë e fëmijëve më shumë se të dyfishuar në krahasim me atë të......

“Hetimi i BE dëmton marrëdhëniet ekonomiko-tregtare” - Pekini reagon ndaj vendimit të një dite më parë nga Brukseli
Pekini e cilësoi nisjen e një hetimi nga Komisioni Europian për subvencionet e automjeteve elektrike të Kinës si proteksioniste dhe paralajmëroi se do të......

“Ushtria” e të punësuarve online - Miliona njerëz, pa të drejtat elementare të punës
Përfitimet, por edhe kurthet shoqërojnë ngritjen e "ekonomisë online", e cila ka ndryshuar pamjen e tregut global të punës vitet e fundit. Forma e re fleksibël......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes edhe pse duket se ka nisur këtë të enjte në kuota rritëse teksa blihet sot me 98.4......

Nis asfaltimi i rrugës Shkozet-Mbikalimi i Plepave - ARRSH lidh kontratën 94.6 mln lekë në segmentin me gjatësi 4.2 km
Aksi rrugor nga nyja e Shkozetit deri të Mbikalimi i Plepave do t’i nënshtrohet punimve për sistemimin dhe asfaltimin e tij, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar......

VKM për Operatorin e Blerjeve të Përqëndruara- Brahaj paralajmëron ankimimin në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk shfuqizohet
“Vendimi i qeverisë për krijimin e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, si një shoqëri aksionere është i paligjshëm”. Aranita Brahaj nga Instituti Shqiptar......

Bastet online rinisin me rregulla të reja - Tabaku: Rrezik për pastrim parash. Braçe: Kontrollin ta ketë shteti!
Aktiviteti i basteve online së shpejti do të jetë sërish legal. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka nisur diskutimet mbi projektligjin e hartuar së fundmi,......