“Hetimi i BE dëmton marrëdhëniet ekonomiko-tregtare” - Pekini reagon ndaj vendimit të një dite më parë nga Brukseli

Pekini e cilësoi nisjen e një hetimi nga Komisioni Europian për subvencionet e automjeteve elektrike të Kinës si proteksioniste dhe paralajmëroi se do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, pasi aksionet e prodhuesve kinezë të automjeteve elektrike ranë.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen konfirmoi nisjen e hetimeve, duke akuzuar Kinën për vërshimin e tregjeve globale me automjete elektrike që kishin çmime artificialisht të ulëta për shkak të subvencioneve të mëdha shtetërore.
Hetimi, i cili mund të rezultojë në tarifa ndëshkuese, ka nxitur paralajmërimet e analistëve për veprime hakmarrëse nga Pekini, si dhe kundërpërgjigje nga drejtuesit e industrisë kineze, të cilët thonë se avantazhi konkurrues i sektorit nuk ishte për shkak të subvencioneve.
Ministria kineze e tregtisë në një deklaratë për media theksoi se hetimi në fjalë është një akt i qartë proteksionist që do të prishë dhe shtrembërojë seriozisht industrinë globale të automjeteve si dhe zinxhirin e furnizimit, duke përfshirë BE-në, dhe do të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-BE. Më tej shkruhet se Kina do t'i kushtojë vëmendje tendencave proteksioniste të BE-së dhe veprimeve pasuese, dhe do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze.
Analistët e Grupit Eurasian paralajmëruan se nëse Brukseli përfundimisht vendos ‘kushte’ ndaj automjeteve të subvencionuara kineze, Pekini ka të ngjarë të kundërveprojë për të dëmtuar industritë europiane.
Analistë të tjerë thanë se situata e krijuar mund të ngadalësojë zgjerimin e kapacitetit nga furnizuesit e baterive të Kinës, megjithëse masa nuk duhet të përbëjë një rrezik të madh negativ për prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike, sepse ata mund të drejtohen nga tregje të tjera në rritje si Azia Juglindore.
Megjithatë, kjo mund të dëmtojë perceptimet e prodhuesve kinezë të automjeteve elektrike ndërsa zgjerohen jashtë vendit, sipas analistëve të Bernstein. Prodhuesit kanë përshpejtuar përpjekjet për eksport pasi ngadalësimi i kërkesës së konsumatorëve në Kinë përkeqëson mbikapacitetin e prodhimit.
Zyrtarët e BE-së besojnë se automjetet elektrike kineze po ulin çmimet e modeleve vendase me rreth 20% në tregun europian, duke shtuar presionin ndaj orodhuesve europianë të automjeteve për të prodhuar automjete elektrike me kosto më të ulët.
Komisioni Europian tha se pjesa e Kinës e automjeteve elektrike të shitura në Europë është rritur në 8% dhe mund të arrijë në 15% në 2025 - ën. Në vitin 2022, 35% e të gjitha autpomjeteve elektrike të eksportuara e kishin origjinën nga Kina, 10 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Shumica e automjeteve dhe bateritë me të cilat furnizohen, ishin të destinuara për në Europë, ku 16% e baterive dhe automjeteve të shitura ishin prodhuar në Kinë në vitin 2022.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

“Ushtria” e të punësuarve online - Miliona njerëz, pa të drejtat elementare të punës
Përfitimet, por edhe kurthet shoqërojnë ngritjen e "ekonomisë online", e cila ka ndryshuar pamjen e tregut global të punës vitet e fundit. Forma e re fleksibël......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes edhe pse duket se ka nisur këtë të enjte në kuota rritëse teksa blihet sot me 98.4......

Nis asfaltimi i rrugës Shkozet-Mbikalimi i Plepave - ARRSH lidh kontratën 94.6 mln lekë në segmentin me gjatësi 4.2 km
Aksi rrugor nga nyja e Shkozetit deri të Mbikalimi i Plepave do t’i nënshtrohet punimve për sistemimin dhe asfaltimin e tij, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar......

VKM për Operatorin e Blerjeve të Përqëndruara- Brahaj paralajmëron ankimimin në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk shfuqizohet
“Vendimi i qeverisë për krijimin e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, si një shoqëri aksionere është i paligjshëm”. Aranita Brahaj nga Instituti Shqiptar......

Bastet online rinisin me rregulla të reja - Tabaku: Rrezik për pastrim parash. Braçe: Kontrollin ta ketë shteti!
Aktiviteti i basteve online së shpejti do të jetë sërish legal. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka nisur diskutimet mbi projektligjin e hartuar së fundmi,......

Si ndikoi lufta në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor? - Larssen: Deri në fund të vitit do të rritet presioni
Impakti në Ballkanin Perëndimor i luftës në Ukrainë ishte kryefjala e konferencës që mbajt ditën e sotme. Një nga folësit kryesor të kësaj konference, Rolf......

Profesion i ri në administratë, këshilltari për integritetin - Brenda 2024, manual i posaçëm për pastërtinë në bashkëpunim me ILDKPKI-në
Rritja e paralajmëruar e pagave mesatare në 900 euro në administratën publike nuk do të jetë një vendimmarrje e izoluar, por pjesë e një reforme të shtrirë në......

37% të sasisë së grurit e importojmë nga Rusia!- Si ka ndryshuar harta, bie ritmi i blerjeve nga jashtë
Vitin e kaluar vendi ynë është përballur me një situatë të pazakontë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, e cila u pasua edhe me mbyllje të eksporteve......