Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2023, 14:30

Si ndikoi lufta në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor? - Larssen: Deri në fund të vitit do të rritet presioni

Nga SCAN TV
Si ndikoi lufta në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor? -

Impakti në Ballkanin Perëndimor i luftës në Ukrainë ishte kryefjala e konferencës që mbajt ditën e sotme. Një nga folësit kryesor të kësaj konference, Rolf Mowatt-Larssen, ish officer i inteligjencës së CIA gjatë fjalës së tij theksoi se në këtë vit pozicionet kanë ndryshuar, Ukraina po ndjek ofensiva strategjike ndërsa Rusia mbrojtëse.

“Si do të përfudnojë lufta? Dua të parashikoj thjesht për të hedhur disa ide provocative, që në fund të vitit presioni do të rritet ndaj Ukrainës. Nuk do isha dakord, por kështu është realiteti që duhet planifikuar. Putini e ka humbur luftën dhe kur të mbarojë do të japë llogari”

Por parë në kënvështrimin e Ballkanit Perëndimor, për presidentin e Këshillit Atlantik të Shqipërisë Arian Starovën, lufta në Ukrainë ka ngjashmëri me ne në ndryshimin e kufijve dhe se lufta ka ndikim të drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor.

“Është një përpjekje që ka cënuar rendin botëror”

“Lufta në Ukrainë ka sjellë elemente të rrezikshme për të ndezur një konflikt në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ish-ministri i jashtëm Paskal Milo.

“Dua të qëndroj specifikisht në qëndrime. Lufta në Ukrainë ka sjellë mjaftë elemente të rrezikshme që mund të degjenerohen për të ndezur zjarre në Ballkanin perëndimor….”

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat