Italianët "pushtojnë" Shqipërinë - 53% turistë më shumë se vitin e kaluar. Vendi i dytë me prurjet më të larta të vizitorëve
Bumi i turizmit shqiptar ka qenë kryefjala e kohëve të fundit për shkak të rekordeve që janë regjistruar muaj pas muaji sa i përket numrit të vizitorëve në territorin e vendit tonë. ‘Scan Intel’ ka kryer një sërë analizash mbi ndryshimet që ka shënuar turizmi, duke përfshirë rritjen e numrit të hyrjeve, vendet e origjinës apo edhe netë qëndrimet. Nga të dhënat e përpunuara vihet re se një numër i lartë turistësh që kanë vizituar Shqipërinë janë sidomos nga Kosova dhe Italia. Këtë herë ‘Scan Intel’ është përqëndruar në atë çfarë thonë të dhënat zyrtare për italianët. Sipas shifrave referuar “Institutit të Staistikave” Shqipërinë e kanë vizituar, gjatë periudhës Janar-Korrik të këtij vitit, 430,027 italianë. Në të njejtën periudhë të një viti më parë ky tregues regjistrohej në 280,881 vizitorë. Pra, rritja gjatë vitit 2023 fiksohet në 53.1%.
Nëse analizojmë të dhënat sipas vendeve të origjinës për periudhën Janar-Korrik të këtij viti shohim se Italia është renditur si vendi i dytë me numrin më të lartë të shtetasve të cilët kanë vizituar Shqipërinë. Ndërkohë, në vend të parë kemi Kosovën. Në 7 muajt e parë të vitit, shtetasit nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë numërohen në rreth 2.2 milion. Shtetasit nga Mali i Zi janë të tretët dhe ndjekin në renditje Maqedonia e Veriut, Greqia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara.
Nga të dhënat e analizuara shohim se në harkun kohor të 25 viteve viti 2022 ka prekur rekord absolut të vizitorëve nga Italia. Gjatë vitit të kaluar kanë hyrë në vendin tonë rreth 610 mijë italianë, nga 354 mijë gjatë vitit 2021. Nga tendenca e shifrave të mësipërme sa i përket shtatë muajve të vitit aktual shohim se mund të parashikohet një rekord i ri deri në fund të 2023-shit.
Por përse ky fluks i italianëve vitet e fundit apo edhe i turistëve të tjerë në përgjithësi? Kryesisht kjo mund të vijë si pasojë e diferencës së çmimeve, pra kemi çmime më konkurruese ose më ekonomike. Faktorë të tjerë mund të jenë investimet që janë bërë në këtë sektor, fleksibiliteti i kompanive turistike dhe shtimi i linjave ajrore direkte.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Franca ndalon shitjet e iPhone 12 për shkak të niveleve të rrezatimit!
Franca ka urdhëruar Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për emetimin e tepërt të rrezatimit elektromagnetik. Mbikëqyrësi francez që drejton frekuencat e......

Banka Qendrore Europiane drejt një pauze të ashpër ndërsa ekonomia ngadalësohet!
Banka Qendrore Europiane është vendosur të mbajë të qëndrueshme normat të enjten pasi aktiviteti ekonomik në eurozonë po ngadalësohet me një ritëm më të......

Si Google ka shpenzuar 10 miliardë dollarë në vit për të ruajtur dominimin e tij?!
Gjyqi më i madh antitrust i SHBA-së i gjysmëshekullit të fundit filloi këtë javë me Google duke u mbrojtur kundër akuzave se kishte manipuluar......

Pse BE do të nisë një hetim për makinat elektrike kineze?!
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka njoftuar një hetim kundër subvencioneve për makinat elektrike me kosto të ulët që vijnë nga......

“BE duhet të ketë më shumë se 30 anëtarë” - Von der Leyen: Zgjerimi mund të jetë katalizator për përparimin e bllokut
Ursula von der Leyen u shpreh bindshëm pro idesë së zgjerimit të Bashkimit Europian me të paktën 30 anëtarë, duke thënë se kjo mund të shërbejë si një......

Kompanitë europiane i tremben Kinës - Energjia diellore/Do të falimentojnë për shkak të importeve kineze
Industria diellore europiane paralajmëron se një tepricë e importeve të lira kineze ka shtyrë disa prodhues në prag të falimentimit, duke penguar përpjekjet e......

Pasojat e motit të keq në Azi - Sektori i veshjeve, 65 miliardë dollarë humbje në eksport
Nxehtësia ekstreme dhe përmbytjet mund të “avullojnë” 65 miliardë dollarë të ardhura nga eksporti i veshjeve nga katër vende aziatike deri në vitin 2030, pasi......

iPhone 15, në duart e blerësve më 22 shtator - Kamera më të mira, çipa më të shpejtë dhe karikues USB-C
Apple zbuloi gjeneratën e ardhshme të iPhone, një linjë që karakterizohet nga kamera më të mira, procesorë më të shpejtë, një sistem të ri karikimi dhe rritje......