Kompanitë europiane i tremben Kinës - Energjia diellore/Do të falimentojnë për shkak të importeve kineze

Industria diellore europiane paralajmëron se një tepricë e importeve të lira kineze ka shtyrë disa prodhues në prag të falimentimit, duke penguar përpjekjet e BE-së për të inkurajuar prodhimin vendas të teknologjive të gjelbra.
‘SolarPower Europe’, grupi i tregtisë së industrisë, në një letër drejtuar Komisionit Europian se rritja e inventarëve dhe konkurrenca e ashpër nga prodhuesit kinezë për pjesën e tregut në Europë kanë ulur çmimet e moduleve diellore mesatarisht me më shumë se një të katërtën që nga fillimi i vitit. Në letër theksohet se kjo krijon rreziqe konkrete që kompanitë të falimentojnë pasi aksionet e tyre do të duhet të zhvlerësohen.
Norvegia Crystals, një prodhues i shufrave të përdorura në qelizat diellore, tashmë ka paraqitur kërkesë për falimentim muajin e kaluar. Norsun, një kompani tjetër norvegjeze nga i njëjti sektor, njoftoi këtë muaj se do të pezullojë prodhimin deri në fund të vitit, raporton Investor. BE-ja shpreson që energjia diellore të bëhet gjeneruesi më i madh i energjisë, ndërsa përpiqet të arrijë objektivin e gjenerimit të 45% të energjisë së saj nga burime të rinovueshme deri në vitin 2030.
Dominimi i Kinës në zinxhirin e furnizimit me energji diellore nënkupton që produktet e saj përbëjnë rreth tre të katërtat e importeve të energjisë së BE-së, duke rritur frikën se BE-ja po zhvillon një varësi të rrezikshme nga Kina, e ngjashme me varësinë e saj nga gazi rus deri në konfliktin Rusi-Ukrainë vitin e kaluar. Kostot e prodhimit të moduleve diellore në Europë janë më shumë se dyfishi i çmimit aktual, sipas SolarPower Europe.
BE-ja tashmë u përpoq të kufizonte konkurrencën e pandershme nga Kina duke vendosur tarifa për importet kineze në vitin 2012, pasi Pekini vendosi subvencione të mëdha për prodhuesit e saj. Por BE-ja i hoqi ato në vitin 2018 për të inkurajuar instalimet e energjisë së rinovueshme, vetëm një vit përpara se Komisioni ta shpallte Kinën një ‘rivale sistematike’.
Rënia dramatike e çmimeve nënkuptonte që objektivi i BE-së për të prodhuar 30 GW të zinxhirit të furnizimit me energji elektrike diellore në Europë deri në vitin 2030 tani është në rrezik serioz. Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se Kina po subvencionon dhe ndërton masivisht fabrika të baterive për automjetet elektrike, shumë përtej niveleve të nevojshme për të përmbushur kërkesën e brendshme – një prirje që mund të kërcënojë gjithashtu ambicien e Europës për të zgjeruar prodhimin e këtyre baterive.
Letra e SolarPower Europe u nënshkrua nga më shumë se 40 kompani europiane "solare". Shpenzimet europiane për komponentët e energjisë diellore u rritën nga 6 miliardë euro në 2016 në më shumë se 25 miliardë euro vitin e kaluar, duke çuar në një tepricë të paneleve diellore kineze të grumbulluara aktualisht në magazinat europiane. Sasia e qelizave fotovoltaike kineze në ruajtje ishte e mjaftueshme për të mbuluar kërkesën totale vjetore të Europës, madje dy herë më shumë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pasojat e motit të keq në Azi - Sektori i veshjeve, 65 miliardë dollarë humbje në eksport
Nxehtësia ekstreme dhe përmbytjet mund të “avullojnë” 65 miliardë dollarë të ardhura nga eksporti i veshjeve nga katër vende aziatike deri në vitin 2030, pasi......

iPhone 15, në duart e blerësve më 22 shtator - Kamera më të mira, çipa më të shpejtë dhe karikues USB-C
Apple zbuloi gjeneratën e ardhshme të iPhone, një linjë që karakterizohet nga kamera më të mira, procesorë më të shpejtë, një sistem të ri karikimi dhe rritje......

KE ul parashikimin e rritjes ekonomike për Gjermaninë!
Ekonomia gjermane pritet të tkurret në vitin 2023, tha të hënën Komisioni Europian. Produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë pritet të tkurret me 0.4% në vitin......

Vijon rënia e valutave kryesore - Humbasin pikë ndjeshëm Paundi, Dollari e Franga!
Dollari amerikan sikurse edhe dje ka humbur konsiderueshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 98.6 lekë dhe është shitur me 99.8 lekë sipas kursit të......

Pensionet private, shqiptarët kanë investuar mbi 58 mln euro - 37,594 anëtarë në total. U shënua rritje 2.95% krahasuar me 31 dhjetor 2022
Gjithnjë e më shumë shqiptarë po u drejtohen skemave të pensioneve private për të siguruar të ardhura shtesë në momentin e ndërperjes së marrëdhënieve të......

Çmimet e referencës rrisin pronat me 35% - Ndërtuesit kanë hequr dorë nga marrja e lejes
Qytetarët që duan të blejnë një pronë në kryeqytet do të duhet të paguajnë më shumë. Ndryshimi i çmimeve të referencës sjell një kapërcim prej afro 35 për qind......

Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Shkarkimi në det, Xhembulla: Grup ndërinstitucional për kontrollin e zbatimit të detyrimeve
Kontrolli i komplekseve turistike, në drejtim të zbatimit të lejeve për trajtimin e ujrave të zeza është në fokus një një grupi ndërinstitucional, të ngritur......

Konsumet energjetike, 32 mln lekë për databazën - Tenderi/ Duhen të dhënat për të gjithë sektorët. Përfshihet edhe transporti e bujqësia
Ndërtimi i databazës së plotë për konsumet energjetike në gjithë sektorët parashikohet të kushtojë rreth 32 mln lekë. Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka......