KE ul parashikimin e rritjes ekonomike për Gjermaninë!

Ekonomia gjermane pritet të tkurret në vitin 2023, tha të hënën Komisioni Europian. Produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë pritet të tkurret me 0.4% në vitin 2023, krahasuar me një parashikim të mëparshëm prej 0.2%.
Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në çmimet e energjisë kanë goditur "veçanërisht rëndë" sektorin e prodhimit, tha Komisioni. Kërkesa e dobët e mban ekonominë e eurozonës nën presion.
Eurozona pritet të rritet me 0.8% në 2023, kundrejt 1.1% të parashikuar më parë. Pritet të ketë rritje prej 1.3% në 2024, krahasuar me 1.6% më parë.
Blloku me 20 anëtarë hyri në recesion në tremujorin e parë të vitit. Ngadalësimi ekonomik është rezultat i dobësimit të kërkesës për shkak të normave të larta të inflacionit, tha Komisioni.
"Kërkesa e dobët e brendshme, veçanërisht konsumi, tregon se çmimet e larta dhe gjithnjë në rritje të konsumit për shumicën e mallrave dhe shërbimeve po peshojnë më shumë sesa pritej,” tha Komisioni.
Paolo Gentiloni, Komisioneri Evropian për Ekonominë, tha në një konferencë për shtyp: "Dobësim i mëtejshëm pritet në muajt e ardhshëm, pasi ekonomia përballet me shumë probleme."
"Ekonomia e BE ka pësuar dy goditje masive me pandeminë dhe luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë”, shtoi nënkryetari i Komisionit Valdis Dombrovskis.
Gjermania është e vetmja ekonomi e madhe që pritet të tkurret këtë vit. Megjithëse aktiviteti ekonomik është ngadalësuar në të gjitha ekonomitë kryesore të eurozonës, Gjermania ka qenë një burim i veçantë dobësie.
Ekonomia e Gjermanisë, e nxitur nga prodhimi dhe eksportet, është goditur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ngadalësimi i kërkesës në Kinë, një partner kryesor tregtar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha në korrik se Gjermania është e vetmja ekonomi e madhe që pritet të tkurret gjatë vitit.
Megjithatë, gjendja e ekonomisë së eurozonës nuk i ngjan një recesioni tipik, pasi papunësia është në një nivel rekord dhe punëtorët po fitojnë më shumë.
E . S / SCAN
Sondazh

Vijon rënia e valutave kryesore - Humbasin pikë ndjeshëm Paundi, Dollari e Franga!
Dollari amerikan sikurse edhe dje ka humbur konsiderueshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 98.6 lekë dhe është shitur me 99.8 lekë sipas kursit të......

Pensionet private, shqiptarët kanë investuar mbi 58 mln euro - 37,594 anëtarë në total. U shënua rritje 2.95% krahasuar me 31 dhjetor 2022
Gjithnjë e më shumë shqiptarë po u drejtohen skemave të pensioneve private për të siguruar të ardhura shtesë në momentin e ndërperjes së marrëdhënieve të......

Çmimet e referencës rrisin pronat me 35% - Ndërtuesit kanë hequr dorë nga marrja e lejes
Qytetarët që duan të blejnë një pronë në kryeqytet do të duhet të paguajnë më shumë. Ndryshimi i çmimeve të referencës sjell një kapërcim prej afro 35 për qind......

Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Shkarkimi në det, Xhembulla: Grup ndërinstitucional për kontrollin e zbatimit të detyrimeve
Kontrolli i komplekseve turistike, në drejtim të zbatimit të lejeve për trajtimin e ujrave të zeza është në fokus një një grupi ndërinstitucional, të ngritur......

Konsumet energjetike, 32 mln lekë për databazën - Tenderi/ Duhen të dhënat për të gjithë sektorët. Përfshihet edhe transporti e bujqësia
Ndërtimi i databazës së plotë për konsumet energjetike në gjithë sektorët parashikohet të kushtojë rreth 32 mln lekë. Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka......

Pas rënies në 2022, ringrihen fondet e investimeve - Rritet si volumi i aseteve, ashtu edhe numri i investitorëve. Mbi 30 mijë në 2023
Pas një viti mjaft të vështirë për shkak të pasojave që solli veccanërisht konflikti në Ukrainë në fillim të 2022, fondet e investimeve kanë nisur të rimarrin......

Paga mesatare bruto arrin në 70,905 lekë - 9.6% më e lartë se në tremujorin e parë. Financa dhe administrata, me rritje dyshifrore
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 70,905 lekë. Rritja shënohet si......

Dërgesat e emigrantëve, pranë rekordit historik - Në tremujorin e dytë arritën 229,5 milionë euro
Dërgesat e emigrantëve, apo siç njihen ndryshe remitancat, kanë regjistruar një tjetër nivel të lartë në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat më të......