Paga mesatare bruto arrin në 70,905 lekë - 9.6% më e lartë se në tremujorin e parë. Financa dhe administrata, me rritje dyshifrore
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 70,905 lekë. Rritja shënohet si në terma vjetorë me 16.9%, ashtu edhe krahasuar me tremujorin e kaluar me 9.6%. Po të flasim në shifra absolute rritja e pagave përgjatë një viti është rritur rreth 10 mijë lekë, ndërsa gjatë tre muajve është rritur me 6 mijë lekë. Duhet theksuar se këto shifra përfshijnë vendimin për rritjen e pagave miratuar në prill të këtij viti.
Nga ana tjetër, sa i përket pagës minimale shohim se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka arritur në 40,000 lekë nga 34,000 që ishte në tremujorin e parë të po këtij viti.
Nëse flasim për aktivitetet ekonomike shohim se grupet që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare e të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni me 149,091 lekë dhe 112,114 lekë. Sipas shifrave pagën më të ulët bruto e regjistrojnë “Bujqësia” dhe “Ndërtimi” me 47,068 lekë dhe 56,117 lekë përkatësisht.
Nga ana tjetër, po të flasim për rritjen më të madhe, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2023 paga mesatare bruto për grupaktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 20.4%. Sektori i bujqësisë, edhe pse me pagën më të ulët, është i dyti me rritjen vjetore më të lartë prej 17.5%. Ndërkohë, rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi prej 12% dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme.
Por si është ndryshimi tremujor i pagës për aktivitetet ekonomike? Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” rritjen më të madhe, krahasuar me tremujorin e kaluar, e ka shënuar grupi i aktiviteteve financiare me 25.1%, pasuar nga administrata publike me 12.% duke reflektuar kështu ndryshimet e pagave të miratuara nga qeveria.
Nëse analizën për aktivitetet do ta kalonim tek grup-profesionet shohim se pagën më të lartë e ka regjistruar profesioni “Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” me 116,627 lekë ndjekur nga “Specialistë me arsim të lartë” me 92,566 lekë dhe “Forcat e Armatosura” me 86,236 lekë.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Dërgesat e emigrantëve, pranë rekordit historik - Në tremujorin e dytë arritën 229,5 milionë euro
Dërgesat e emigrantëve, apo siç njihen ndryshe remitancat, kanë regjistruar një tjetër nivel të lartë në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat më të......

Ky qytet italian po miraton tarifën prej 5 euro për turistët e udhëtimeve ditore!
Qyteti italian i Venecias pritet të miratojë detyrimin e një tarife prej 5 euro (4,30 paund; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë, në një përpjekje për të......

Norma e papunësisë zbret në 10.7% - Shumë pranë rekordit më të ulët. Bie edhe për të rinjtë krahasuar me tremujorin e kaluar
Përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla e papunësisë ka shënuar rënie si në terma vjetorë, ashtu edhe tremujorë tregojnë të dhënat e anketës së......

Inteligjenca artificiale hamendëson moshën tonë nga një rreze X - Pse është problem nëse dukemi më të vjetër?
Një ekip kërkimor në Universitetin Metropolitan Osaka në Japoni ka zhvilluar një program të inteligjencës artificiale që mund të llogarisë me saktësi moshën e......

Bilanci tragjik i motit të keq në SHBA - 57 miliardë dollarë dëme dhe 253 të vdekur vetëm gjatë këtij viti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar këtë vit numrin më të madh të fatkeqësive natyrore, ku dëmet materiale kapin shifrën rekord prej miliarda......

Tërmeti godet fort dhe ekonominë në Marok - Para fatkeqësisë vendi konsiderohej “oaz stabiliteti” në Afrikën e Veriut
Përpara se të goditej nga tërmeti më i fortë i vendit në 120 vjet, Maroku ishte një "oaz" stabiliteti në Afrikën e Veriut dhe një përjashtim i dukshëm në sytë......

Messi blen shtëpi të re në Florida - Rezidenca e futbollistit kushton 10.8 milionë dollarë
Lionel Messi ka blerë një rezidencë pranë plazhit në Florida me vlerë 10.8 milionë dollarë vetëm disa muaj pas marrëveshjes së tij të suksesshme për t'iu......

Eurodeputetja franceze me kërkesë të re – Kërkon vendosjen e një patente të re për drejtuesit e mjeteve SUV
Eurodeputetja franceze Karima Delli dëshiron të prezantojë një patentë të re drejtimi për SUV, një objektiv i aktivistëve të klimës për ndotjen që lëshojnë dhe......