Norma e papunësisë zbret në 10.7% - Shumë pranë rekordit më të ulët. Bie edhe për të rinjtë krahasuar me tremujorin e kaluar
Përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla e papunësisë ka shënuar rënie si në terma vjetorë, ashtu edhe tremujorë tregojnë të dhënat e anketës së forcave të punës. Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10.7% dhe ka rënë me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe me 0.1 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

Referuar të dhënave për këtë tregues shohim se në tremujorin e dytë të këtij viti shkalla e papunësisë i është rikthyer trajektores rënëse pas rritjes përgjatë dy tremujorëve të kaluar. Sipas shifrave shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11.0% ndërsa për gratë 10.4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shohim se shkalla e papunësisë është rritur me 0.3 pikë përqindje për burrat, ndërkohë është ulur me 1.0 pikë përqindje për gratë.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë është thelluar në terma vjetorë me 2.1 pikë, por lajmi i mirë është se ka regjistruar një rënie karahasuar me tremujorin e parë të këtij viti me 0.2 pikë përqindje duke arritur në 22.3%. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7.7%. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 1.0 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një ulje me 0.1 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për shifrat e punësimit, “Instituti i Statistikave” sinjalizon se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67.4%. Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 2.7%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe është rritur me 0.1%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 72.6%, ndërsa për gratë është 62.3%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1.7 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 4.1 pikë përqindje.

Po të flasim sipas sektorëve të dhënat tregojnë se punësimi ka rënë me 6.1% në sektorin e bujqësisë dhe me 1.8% në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 11.9% në sektorin e shërbimeve.
Sa i përket pjesëmarjes në forcat e punës në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75.8%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0.1 pikë përqindje.
Xhorxhina Deda/SCANSondazh

Inteligjenca artificiale hamendëson moshën tonë nga një rreze X - Pse është problem nëse dukemi më të vjetër?
Një ekip kërkimor në Universitetin Metropolitan Osaka në Japoni ka zhvilluar një program të inteligjencës artificiale që mund të llogarisë me saktësi moshën e......

Bilanci tragjik i motit të keq në SHBA - 57 miliardë dollarë dëme dhe 253 të vdekur vetëm gjatë këtij viti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar këtë vit numrin më të madh të fatkeqësive natyrore, ku dëmet materiale kapin shifrën rekord prej miliarda......

Tërmeti godet fort dhe ekonominë në Marok - Para fatkeqësisë vendi konsiderohej “oaz stabiliteti” në Afrikën e Veriut
Përpara se të goditej nga tërmeti më i fortë i vendit në 120 vjet, Maroku ishte një "oaz" stabiliteti në Afrikën e Veriut dhe një përjashtim i dukshëm në sytë......

Messi blen shtëpi të re në Florida - Rezidenca e futbollistit kushton 10.8 milionë dollarë
Lionel Messi ka blerë një rezidencë pranë plazhit në Florida me vlerë 10.8 milionë dollarë vetëm disa muaj pas marrëveshjes së tij të suksesshme për t'iu......

Eurodeputetja franceze me kërkesë të re – Kërkon vendosjen e një patente të re për drejtuesit e mjeteve SUV
Eurodeputetja franceze Karima Delli dëshiron të prezantojë një patentë të re drejtimi për SUV, një objektiv i aktivistëve të klimës për ndotjen që lëshojnë dhe......

Ndërtuesit shpjegojnë pse po rrisin çmimet e banesave - Letër qeverisë/ Ndërhyni në çmimet e referencës dhe taksën e pronës
Ndërsa çmimet e apartamenteve në Tiranë, por jo vetëm, po rriten me shpejtësi duke u bërë të papërballueshme nga qytetarët, ndërtuesit kanë listuar një sërë......

Pse Europa duhet të përgatitet për më shumë luhatshmëri në tregjet e gazit dhe çmime më të larta?!
Analistët e energjisë po paralajmërojnë për më shumë paqëndrueshmëri në tregun e gazit dhe çmime më të larta ndërsa Europa garon për t'u përgatitur për një......

Korridor i ri tregtar, anëtar i ri: Pesë pika kryesore nga samiti i G20!
Perspektiva për samitin e G20 dukej e zymtë, por më në fund blloku arriti konsensus. Ndërsa Perëndimi përfundoi duke iu dorëzuar një gjuhe më të butë për......