Ndërtuesit shpjegojnë pse po rrisin çmimet e banesave - Letër qeverisë/ Ndërhyni në çmimet e referencës dhe taksën e pronës
Ndërsa çmimet e apartamenteve në Tiranë, por jo vetëm, po rriten me shpejtësi duke u bërë të papërballueshme nga qytetarët, ndërtuesit kanë listuar një sërë arsyesh se përse po ndodh ky fenomen, duke hedhur fajin mbi qeverinë dhe politikat e ndërmarra ndër vite.
Përmes një letre zyrtare dërguar ekzekutivit, Shoqata e Ndërtuesve ngre shqetësimin se qe nga viti 2018 dhe në vijim janë ndërmarrë një sërë nismash ligjore që kanë rritur ndjeshëm kostot e ndërtimit dhe rrjedhimisht edhe çmimet në treg.
Nisma e fundit të cilët ndërtuesit e shohin me shqetësim është ndryshimi i çmimeve të referencës së vlerës së taksueshme të pasurive të paluajtshme ndërtesa, vendim i cili u miratuar në korrik të këtij viti. Sipas shoqatës, ndryshimi do të japë impakt të menjëhershëm mbi individët që do të kryejnë transaksione të pasurive të paluajtshme, duke përfshirë edhe ata që kanë kryer rishtazi rivlerësimin.
Nga ana tjetër, theksohet se impakti do të jetë i menjëhershëm mbi aktivitetin e ndërtimit duke qenë se çmimet shërbejnë si faktor për përcaktimin e vlerës së taksës në infrastrukturë dhe në vlera monetare zëvendësuese të taksës 3 % të kontributit të strehimit social si dhe pasoja mbi tatim-fitimin.
Po ashtu taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe mënyra se si është konceptuar projektligji i ri, ky synohet të taksohet trualli apo toka bujqësore gjatë periudhë së ndërtimit, do të jetë sërish një shtesë kostosh që do të reflektohet në çmim. Ndërtuesit kërkojnë nga qeveria që të ndërhyjë në disa aspekte në mënyrë që ky trend i rritjes së çmimeve të ndalet. Konkretisht kërkohet, që të paktën hyrja në fuqi e çmimeve të reja të referencës të jetë graduale ose aplikimi të lidhet me projekte që nisin pas hyrjes në fuqi të vendimit.
Ndërtuesit sugjerojnë që taksa e ndikimit në infrastrukturë, të rishikohet në aspektin e shkallës tatimore, ku sidomos në Tiranë të variojë në rangun 2-6 % dhe mënyra e llogaritjes të jetë e orientuar drejt kostos së ndërtimit dhe jo sipas çmimeve të referencës.
Po ashtu, kërkohet shfuqizimi i ligjit për kontributin social, si i papajtueshëm me Kushtetutën; përjashtim nga pagesa për trajtimin e dherave të zakonshme si dhe kompensim i variacionit të çmimeve, në mënyrë që zhvilluesit të jenë të mbrojtur ndaj luhatjeve të kostove të materialeve të ndërtimit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pse Europa duhet të përgatitet për më shumë luhatshmëri në tregjet e gazit dhe çmime më të larta?!
Analistët e energjisë po paralajmërojnë për më shumë paqëndrueshmëri në tregun e gazit dhe çmime më të larta ndërsa Europa garon për t'u përgatitur për një......

Korridor i ri tregtar, anëtar i ri: Pesë pika kryesore nga samiti i G20!
Perspektiva për samitin e G20 dukej e zymtë, por më në fund blloku arriti konsensus. Ndërsa Perëndimi përfundoi duke iu dorëzuar një gjuhe më të butë për......

Europianët mbështesin masat e BE-së për të ndihmuar kompanitë të trajtojnë krizën energjetike!
Një total prej 87% e të anketuarve thanë se mendonin se ishte 'shumë e rëndësishme' ose mjaft e rëndësishme' që BE të merrte masa për të kufizuar ndikimin e......

Rama: Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin!
Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar këtë mëngjes përmes rrjeteve sociale se aktualisht është hapur segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë......

Boom-i i telefonave kinezë të palosshëm në IFA 2023!
Kompania kineze HONOR vodhi shfaqjen në IFA 2023 duke zbuluar një telefon të ri të palosshëm dhe një telefon të dizajnuar si një çantë. IFA Berlin është një......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan nuk ka pësuar ndryshim të konsiderueshëm të kuotës këtë të martë por duket pak më poshtë se sa një ditë më parë duke u blerë sot me 98.9 lekë......

Viti i ri shkollor/ Urimet për nxënësit, nga shkollat e reja. Paralajmërohen investime të tjera
Kushte më të mira mësimdhënie dhe investime në shkolla. Ka qenë ky mesazhi që drejtuesit e qeverisë kanë dhënë me rastin e fillimit të vitit të ri......

Pse Arabia Saudite po shpenzon qindra miliona dollarë për yjet e futbollit si Ronaldo dhe Neymar?!
Futbolli në Arabinë Saudite ka hyrë në një epokë të re, epoka e të pasurit superyje botërorë që luajnë në terrenin saudit. Ylli 31-vjeçar brazilian i futbollit......