Bilanci tragjik i motit të keq në SHBA - 57 miliardë dollarë dëme dhe 253 të vdekur vetëm gjatë këtij viti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar këtë vit numrin më të madh të fatkeqësive natyrore, ku dëmet materiale kapin shifrën rekord prej miliarda dollarësh. Moti i keq është shoqëruar me stuhi të forta dhe zjarre që kanë shkaktuar pasoja të rënda nga Hawaii në Florida, sipas një raporti të publikuar nga qeveria federale.
Vendi është goditur nga 23 fatkeqësi të tilla deri më tani në vitin 2023, numri më i lartë që kur Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) filloi të regjistronte të dhëna në vitin 1980. Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2020 me 22 fatkeqësi të veçanta që secila shkaktoi një miliard dollarë ose më shumë dëme materisle.
23 fatkeqësitë këtë vit kanë shkaktuar më shumë se 57.6 miliardë dollarë dëme dhe kanë vrarë të paktën 253 njerëz.
Zjarri më vdekjeprurës në më shumë se një shekull shkatërroi West Maui, Hawaii në gusht, duke vrarë të paktën 115 njerëz dhe duke shkaktuar deri në 6 miliardë dollarë dëme të vlerësuara. Vetëm disa javë më vonë, uragani Idalia zbarkoi në bregun ‘Big Bend’ të Floridës, uragani më i fortë që goditi rajonin në 125 vjet.
Numri i fatkeqësive të motit me dëme prej miliarda dollarësh është rritur që nga viti 1980. Mesatarisht ka pasur 8 fatkeqësi të tilla çdo vit nga viti 1980 - 2022. Në pesë vitet e fundit, ka pasur mesatarisht 18 fatkeqësi të tilla në vit.
Fatkeqësitë e njëpasnjëshme kanë ngritur shqetësime nëse Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave ka mjaftueshëm fonde për t'u përgjigjur në mënyrë adekuate ndërsa sezoni i uraganeve po hyn në kulmin e tij.
Administratori i Agjencisë, tha muajin e kaluar se fondi federal i fatkeqësive është ulur në 3.4 miliardë dollarët e fundit, duke e detyruar agjencinë të fokusohet në nevojat imediate të njerëzve të prekur nga zjarret e Maui, Uragani Idalia dhe fatkeqësi të tjera që mund të godasin brenda një kohe të shkurtër.
Sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, fondi i fatkeqësive do të mbarojë shumë shpejt, ndoshta nga mesi i këtij muaji në mungesë të parave shtesë. Administrata Biden i ka kërkuar Kongresit 16 miliardë dollarë për të rimbushur fondin.
Presidenti Joe Biden ia atribuoi numrin në rritje të ngjarjeve të rënda të motit ndryshimeve klimatike. Ai tha se askush nuk mund ta mohojë më ndikimin e krizës klimatike. Presidenti i bëri thirrje Kongresit që të veprojë me shpejtësi për financimin shtesë të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tërmeti godet fort dhe ekonominë në Marok - Para fatkeqësisë vendi konsiderohej “oaz stabiliteti” në Afrikën e Veriut
Përpara se të goditej nga tërmeti më i fortë i vendit në 120 vjet, Maroku ishte një "oaz" stabiliteti në Afrikën e Veriut dhe një përjashtim i dukshëm në sytë......

Messi blen shtëpi të re në Florida - Rezidenca e futbollistit kushton 10.8 milionë dollarë
Lionel Messi ka blerë një rezidencë pranë plazhit në Florida me vlerë 10.8 milionë dollarë vetëm disa muaj pas marrëveshjes së tij të suksesshme për t'iu......

Eurodeputetja franceze me kërkesë të re – Kërkon vendosjen e një patente të re për drejtuesit e mjeteve SUV
Eurodeputetja franceze Karima Delli dëshiron të prezantojë një patentë të re drejtimi për SUV, një objektiv i aktivistëve të klimës për ndotjen që lëshojnë dhe......

Ndërtuesit shpjegojnë pse po rrisin çmimet e banesave - Letër qeverisë/ Ndërhyni në çmimet e referencës dhe taksën e pronës
Ndërsa çmimet e apartamenteve në Tiranë, por jo vetëm, po rriten me shpejtësi duke u bërë të papërballueshme nga qytetarët, ndërtuesit kanë listuar një sërë......

Pse Europa duhet të përgatitet për më shumë luhatshmëri në tregjet e gazit dhe çmime më të larta?!
Analistët e energjisë po paralajmërojnë për më shumë paqëndrueshmëri në tregun e gazit dhe çmime më të larta ndërsa Europa garon për t'u përgatitur për një......

Korridor i ri tregtar, anëtar i ri: Pesë pika kryesore nga samiti i G20!
Perspektiva për samitin e G20 dukej e zymtë, por më në fund blloku arriti konsensus. Ndërsa Perëndimi përfundoi duke iu dorëzuar një gjuhe më të butë për......

Europianët mbështesin masat e BE-së për të ndihmuar kompanitë të trajtojnë krizën energjetike!
Një total prej 87% e të anketuarve thanë se mendonin se ishte 'shumë e rëndësishme' ose mjaft e rëndësishme' që BE të merrte masa për të kufizuar ndikimin e......

Rama: Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin!
Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar këtë mëngjes përmes rrjeteve sociale se aktualisht është hapur segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë......