Konsumet energjetike, 32 mln lekë për databazën - Tenderi/ Duhen të dhënat për të gjithë sektorët. Përfshihet edhe transporti e bujqësia
Ndërtimi i databazës së plotë për konsumet energjetike në gjithë sektorët parashikohet të kushtojë rreth 32 mln lekë. Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka hapur tenderin për përzgjedhjen e kompanisë, që do të hartojë bilancet energjetike për vitet 2023 -2025, duke saktësuar se të dhënat do të realizohen në nivel kombëtar dhe bashkiak për të gjithë sektorët e konsumit.
Këtu përfshihet sektori i transportit rrugor, hekurudhor, detar, ujor duke përfshirë, si transportin e pasagjerëve ashtu edhe transportin e mallrave. Po ashtu, sektori i bujqësisë, blektorisë, pyjeve e peshkimit, si dhe sektori i shërbimeve, rezidencial dhe ai industrial.
Sipas dokumenteve të tenderit përveç survejimit energjetik të detajuar të të gjithë këtyre sektorëve do të duhet të përcaktohen edhe treguesit bazë specifikë të eficiencës së energjisë për të gjitha shërbimet energjetike.
Paralelisht, do të përgatitet formati për mbledhjen e të dhënave për të gjithë konsumatorët e mëdhenj të energjisë. Për këta të fundit, pak ditë më parë hyri në fuqi edhe udhëzimi për llogaritjen e konsumit, duke përfshirë të gjitha burimet e energjisë që do të përdoren për klasifikimin si konsumator i madh.
Sipas dokumenteve të tenderit, përpunimi i të dhënave nga anketimet energjetike do të behet me metoda të unifikuara, në përputhje me standardet e EUROSTAT-it.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Pas rënies në 2022, ringrihen fondet e investimeve - Rritet si volumi i aseteve, ashtu edhe numri i investitorëve. Mbi 30 mijë në 2023
Pas një viti mjaft të vështirë për shkak të pasojave që solli veccanërisht konflikti në Ukrainë në fillim të 2022, fondet e investimeve kanë nisur të rimarrin......

Paga mesatare bruto arrin në 70,905 lekë - 9.6% më e lartë se në tremujorin e parë. Financa dhe administrata, me rritje dyshifrore
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 70,905 lekë. Rritja shënohet si......

Dërgesat e emigrantëve, pranë rekordit historik - Në tremujorin e dytë arritën 229,5 milionë euro
Dërgesat e emigrantëve, apo siç njihen ndryshe remitancat, kanë regjistruar një tjetër nivel të lartë në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat më të......

Ky qytet italian po miraton tarifën prej 5 euro për turistët e udhëtimeve ditore!
Qyteti italian i Venecias pritet të miratojë detyrimin e një tarife prej 5 euro (4,30 paund; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë, në një përpjekje për të......

Norma e papunësisë zbret në 10.7% - Shumë pranë rekordit më të ulët. Bie edhe për të rinjtë krahasuar me tremujorin e kaluar
Përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla e papunësisë ka shënuar rënie si në terma vjetorë, ashtu edhe tremujorë tregojnë të dhënat e anketës së......

Inteligjenca artificiale hamendëson moshën tonë nga një rreze X - Pse është problem nëse dukemi më të vjetër?
Një ekip kërkimor në Universitetin Metropolitan Osaka në Japoni ka zhvilluar një program të inteligjencës artificiale që mund të llogarisë me saktësi moshën e......

Bilanci tragjik i motit të keq në SHBA - 57 miliardë dollarë dëme dhe 253 të vdekur vetëm gjatë këtij viti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar këtë vit numrin më të madh të fatkeqësive natyrore, ku dëmet materiale kapin shifrën rekord prej miliarda......

Tërmeti godet fort dhe ekonominë në Marok - Para fatkeqësisë vendi konsiderohej “oaz stabiliteti” në Afrikën e Veriut
Përpara se të goditej nga tërmeti më i fortë i vendit në 120 vjet, Maroku ishte një "oaz" stabiliteti në Afrikën e Veriut dhe një përjashtim i dukshëm në sytë......