Pas rënies në 2022, ringrihen fondet e investimeve - Rritet si volumi i aseteve, ashtu edhe numri i investitorëve. Mbi 30 mijë në 2023
Pas një viti mjaft të vështirë për shkak të pasojave që solli veccanërisht konflikti në Ukrainë në fillim të 2022, fondet e investimeve kanë nisur të rimarrin veten gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Ndërkaq, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se në përmirësim për gjysmën e parë të këtij viti, vjen si numri i anëtarëve të fondeve, ashtu vlera e aseteve të investuara përmes tyre.
Sipas të dhënave zyrtare për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2023, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 43.30 miliardë lekë me një rritje prej 1.83 miliardë lekë ose 4.42%, krahasuar me fundin e vitit 2022, i cili u mbyll me një total asetesh prej 41.4 miliardë lekësh. Ndërkaq, numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2023 është 30,077 me një rritje prej 3.91% krahasuar me 31.12.2022.
Kujtojmë se viti 2022 ishte tejet i vështirë për trembëdhjetë fondet e investimeve që ushtrojnë aktivitetin në vend. Shkak u bë rritja e shpejtë e normave të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë, e cila zhvleftësoi, duke ccuar në territor negativ, kthimet nga fondet e investimeve. Kjo u shoqërua me tërheqje të shpejtë të fondeve nga shumë investitorë. Numri i anëtarëve ra nga 40,054 në 28,953 brenda vitit, ndërkohë që asetet nga 73 miliardë lekë, ranë me 47% në 38.6 miliardë lekë, ose thuajse duke u përgjysmuar.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 72.71% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 6.19% krahasuar me 31.12.2022.
Fondet e Investimit janë një alternativë investimi relativisht e re për tregun financiar shqiptar dhe ofrojnë një mundësi diversikimi të aseteve të investitorëve. Fondet e investimit janë grupim asetesh të cilat investohen nga shoqëria administruese përmes strategjive të investimit duke krijuar në këtë mënyrë portofole investimi të cilat janë shumë të vështira për t’u krijuar nga një investitor individual në mënyrë të pavarur. Rezultatet e tyre financiare jane te lidhura fort me inflacionin, pasi duke qenë i përqendruar te obligacionet, ato varen shumë te rritja e normës bazë të interesit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Paga mesatare bruto arrin në 70,905 lekë - 9.6% më e lartë se në tremujorin e parë. Financa dhe administrata, me rritje dyshifrore
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 70,905 lekë. Rritja shënohet si......

Dërgesat e emigrantëve, pranë rekordit historik - Në tremujorin e dytë arritën 229,5 milionë euro
Dërgesat e emigrantëve, apo siç njihen ndryshe remitancat, kanë regjistruar një tjetër nivel të lartë në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat më të......

Ky qytet italian po miraton tarifën prej 5 euro për turistët e udhëtimeve ditore!
Qyteti italian i Venecias pritet të miratojë detyrimin e një tarife prej 5 euro (4,30 paund; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë, në një përpjekje për të......

Norma e papunësisë zbret në 10.7% - Shumë pranë rekordit më të ulët. Bie edhe për të rinjtë krahasuar me tremujorin e kaluar
Përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla e papunësisë ka shënuar rënie si në terma vjetorë, ashtu edhe tremujorë tregojnë të dhënat e anketës së......

Inteligjenca artificiale hamendëson moshën tonë nga një rreze X - Pse është problem nëse dukemi më të vjetër?
Një ekip kërkimor në Universitetin Metropolitan Osaka në Japoni ka zhvilluar një program të inteligjencës artificiale që mund të llogarisë me saktësi moshën e......

Bilanci tragjik i motit të keq në SHBA - 57 miliardë dollarë dëme dhe 253 të vdekur vetëm gjatë këtij viti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar këtë vit numrin më të madh të fatkeqësive natyrore, ku dëmet materiale kapin shifrën rekord prej miliarda......

Tërmeti godet fort dhe ekonominë në Marok - Para fatkeqësisë vendi konsiderohej “oaz stabiliteti” në Afrikën e Veriut
Përpara se të goditej nga tërmeti më i fortë i vendit në 120 vjet, Maroku ishte një "oaz" stabiliteti në Afrikën e Veriut dhe një përjashtim i dukshëm në sytë......

Messi blen shtëpi të re në Florida - Rezidenca e futbollistit kushton 10.8 milionë dollarë
Lionel Messi ka blerë një rezidencë pranë plazhit në Florida me vlerë 10.8 milionë dollarë vetëm disa muaj pas marrëveshjes së tij të suksesshme për t'iu......