Vijon rënia e valutave kryesore - Humbasin pikë ndjeshëm Paundi, Dollari e Franga!

Dollari amerikan sikurse edhe dje ka humbur konsiderueshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 98.6 lekë dhe është shitur me 99.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane edhe pse shfaqet konstante mëngjesin e sotëm duket se ka rënë disi nga dita e djeshme duke u blerë këtë të mërkurë me 106 lekë dhe duke u shitur me 106.8 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar edhe ajo zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 109.8 lekë dhe është shitur me 111.1 lekë në raport me ditën e martë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik nuk ka bërë përjashtim nga vala zbritëse duke humbur edhe ai pikë teksa blihet sot me 122 lekë dhe shitet me 123.5 lekë në raport me dje.
SCAN
Sondazh

Pensionet private, shqiptarët kanë investuar mbi 58 mln euro - 37,594 anëtarë në total. U shënua rritje 2.95% krahasuar me 31 dhjetor 2022
Gjithnjë e më shumë shqiptarë po u drejtohen skemave të pensioneve private për të siguruar të ardhura shtesë në momentin e ndërperjes së marrëdhënieve të......

Çmimet e referencës rrisin pronat me 35% - Ndërtuesit kanë hequr dorë nga marrja e lejes
Qytetarët që duan të blejnë një pronë në kryeqytet do të duhet të paguajnë më shumë. Ndryshimi i çmimeve të referencës sjell një kapërcim prej afro 35 për qind......

Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Shkarkimi në det, Xhembulla: Grup ndërinstitucional për kontrollin e zbatimit të detyrimeve
Kontrolli i komplekseve turistike, në drejtim të zbatimit të lejeve për trajtimin e ujrave të zeza është në fokus një një grupi ndërinstitucional, të ngritur......

Konsumet energjetike, 32 mln lekë për databazën - Tenderi/ Duhen të dhënat për të gjithë sektorët. Përfshihet edhe transporti e bujqësia
Ndërtimi i databazës së plotë për konsumet energjetike në gjithë sektorët parashikohet të kushtojë rreth 32 mln lekë. Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka......

Pas rënies në 2022, ringrihen fondet e investimeve - Rritet si volumi i aseteve, ashtu edhe numri i investitorëve. Mbi 30 mijë në 2023
Pas një viti mjaft të vështirë për shkak të pasojave që solli veccanërisht konflikti në Ukrainë në fillim të 2022, fondet e investimeve kanë nisur të rimarrin......

Paga mesatare bruto arrin në 70,905 lekë - 9.6% më e lartë se në tremujorin e parë. Financa dhe administrata, me rritje dyshifrore
Sipas të dhënave zyrtare nga “INSTAT” paga mesatare mujore bruto në vendin tonë për tremujorin e dytë të këtij viti arriti në 70,905 lekë. Rritja shënohet si......

Dërgesat e emigrantëve, pranë rekordit historik - Në tremujorin e dytë arritën 229,5 milionë euro
Dërgesat e emigrantëve, apo siç njihen ndryshe remitancat, kanë regjistruar një tjetër nivel të lartë në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat më të......

Ky qytet italian po miraton tarifën prej 5 euro për turistët e udhëtimeve ditore!
Qyteti italian i Venecias pritet të miratojë detyrimin e një tarife prej 5 euro (4,30 paund; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë, në një përpjekje për të......