Shqipëria Postuar më 12 Shtator 2023, 14:14

Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Shkarkimi në det, Xhembulla: Grup ndërinstitucional për kontrollin e zbatimit të detyrimeve

Nga SCAN TV
Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Shkarkimi

Kontrolli i komplekseve turistike, në drejtim të zbatimit të lejeve për trajtimin e ujrave të zeza është në fokus një një grupi ndërinstitucional, të ngritur pas shqetësimeve për derdhjen e tyre në det.

Gjithçka u bë me dije nga zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla, gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese mbi një grant prej 6.5 mln euro nga qeveria gjermane në fushën e mbetjeve dhe sektorit të kanalizimeve.

Ndërkaq, sa i takon grantit me fokus ekonominë qarkulluese, u bë me dije se përfituese do të jenë 6 bashki, por përcaktimi i tyre do të bëhet pas miratimit të marrëveshjes.

Ky projekt synon të mbështesë administratën shqiptare për të lehtësuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke asistuar institucionet pasi aktualisht ekonomia qarkulluese ndodhet ende në fazat e para.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat