Europa Postuar më 13 Shtator 2023, 10:59

“BE duhet të ketë më shumë se 30 anëtarë” - Von der Leyen: Zgjerimi mund të jetë katalizator për përparimin e bllokut

Nga SCAN TV
“BE duhet të ketë më shumë se 30

Ursula von der Leyen u shpreh bindshëm pro idesë së zgjerimit të Bashkimit Europian me të paktën 30 anëtarë, duke thënë se kjo mund të shërbejë si një katalizator për përparimin e bllokut. Duke folur pwrpara Parlamentit Europian, kreu i Komisionit Europian theksoi se blloku ka dëshmuar se mund të jetë një bashkim gjeopolitik dhe se mund të ecë shpejt kur është i bashkuar. Por, ajo paralajmëroi se pranimi në BE bazohet në merita, i kushtëzuar nga reformat me ndikim të gjerë në vendet kandidate dhe se Komisioni do ta mbrojë gjithmonë këtë parim.

Nëntë muaj para zgjedhjeve europiane, të cilat do të mbahen nga data 6 deri 9 qershor vitin e ardhshëm, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, bëri analizën e mandatit të saj disavjeçar duke renditur prioritetet.

Sipas saj janë tre sfida – punësimi, inflacioni dhe ambienti tregtar – të cilat mbërrijnë në një moment në të cilin edhe industrisë i kërkohet që të drejtojë tranzicionin e pastër. Von der Leyen tha se duhet të shihet përpara dhe të vendoset se si të ruhet konkurenca teksa kryhet ky proces. Për këtë arsye ajo tha se i ka kërkuar Mario Draghi-t, një prej mendjeve të mëdha ekonomike europiane, që të përgatisë një raport mbi të ardhmen e konkurencës europiane. Ndërkohë, von der Leyen paralajmëroi se do të nisë dhe një hetim për subvencionet ndaj automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë.

Gjatë fjalës së saj, von der Leyen u ndal kryesisht tek rezultatet e arritura dhe sfidat e përballuara nga Bashkimi Europian vitet e fundit. Një nga temat që spikati ishte dhe sigurimi i pavarësisë energjetike, tranzicioni i gjelbër dhe ai dixhital, aktivizimi i Marrëveshjes së Gjelbër dhe kontrolli i emigracionit. Von der Leyen u shpreh se BE ka nisur të jetë më e pavarur në sektorë të ndjeshëm si ai i energjisë, çip-eve apo lëndëve të para.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat