37% të sasisë së grurit e importojmë nga Rusia!- Si ka ndryshuar harta, bie ritmi i blerjeve nga jashtë
Vitin e kaluar vendi ynë është përballur me një situatë të pazakontë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, e cila u pasua edhe me mbyllje të eksporteve të drithërave nga disa vende të rajonit, situatë që gjeti zgjidhje përmes një marrëveshje trepalëshe midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Paniku se do të mungonte furnizimi me grurë bëri që qytetarët të merrnin masa dhe të blinin mbi kapacitetin që konsumonin, ndërsa nga ana tjetër ministria e Bujqësisë inicioi një fushatë mbështetjeje financiare për fermerët shqiptarë, me qëllim kultivimin e grurit dhe rritjen e sipërfaqes me afro 20 për qind.
Por si rezultojnë importet gjatë këtij viti? Sipas të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në 8-mujorin e vitit 2023 janë importuar në total nga jashtë 107.6 mijë tonë grurë me një vlerë prej 3.6 miliardë lekë. Importi regjistrohet me rënie në sasi prej 60.1 mijë tonë dhe në vlerë me afro 4 miliardë lekë.
Shkaqet e rënies së importit lidhen me sasinë më të lartë të blerë nga jashtë vitin e kaluar dhe rezervat që kanë krijuar kompanitë si dhe orientimin drejt blerjes së produktit të prodhuar në vend përgjatë këtij sezoni, që erdhi si rezultat i mbështetjes së fermerëve, gjë që nxiti kultivimin.
Por a ka ndryshuar harta e importeve si pasojë e tronditjes së tregjeve ndërkombëtare? Nëse do të bëjmë një analizë referuar sasisë së blerë nga jashtë, rezulton se nëse gjatë 8-mujorit 2022 në vendin e parë renditej Serbia, ndjekur nga Rusia dhe Ukraina, kjo treshe vijon të dominojë edhe përgjatë këtij vitit, por duket se vendin e parë e kryeson Rusia me afro 37.4 për qind të totalit, ndjekur nga Serbia dhe Ukraina.
Këto janë shtetet që zënë edhe peshën kryesore në volum dhe vlerë. Ajo që vihet re nga shifrat është se shtete si Mali i Zi, Rumania apo Kroacia kanë dalë nga harta nga ku kompanitë importonin grurë dhe është fuqizuar Qipro, Britania e Madhe dhe Maqedonia e Veriut.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Censi i popullsisë dhe banesave, 5240 anketues në terren - Nis në 18 shtator, Dhuli: Të dhëna mbi karakteristikat demografike, sociale e ekonomike
5240 anketues do të trokasin derë më derë, nga data 18 shtator për mbledhjen e të dhënave në funksion të Censit të Popullsisë dhe Banesave. Në Konferencën......

Italianët "pushtojnë" Shqipërinë - 53% turistë më shumë se vitin e kaluar. Vendi i dytë me prurjet më të larta të vizitorëve
Bumi i turizmit shqiptar ka qenë kryefjala e kohëve të fundit për shkak të rekordeve që janë regjistruar muaj pas muaji sa i përket numrit të vizitorëve në......

Franca ndalon shitjet e iPhone 12 për shkak të niveleve të rrezatimit!
Franca ka urdhëruar Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për emetimin e tepërt të rrezatimit elektromagnetik. Mbikëqyrësi francez që drejton frekuencat e......

Banka Qendrore Europiane drejt një pauze të ashpër ndërsa ekonomia ngadalësohet!
Banka Qendrore Europiane është vendosur të mbajë të qëndrueshme normat të enjten pasi aktiviteti ekonomik në eurozonë po ngadalësohet me një ritëm më të......

Si Google ka shpenzuar 10 miliardë dollarë në vit për të ruajtur dominimin e tij?!
Gjyqi më i madh antitrust i SHBA-së i gjysmëshekullit të fundit filloi këtë javë me Google duke u mbrojtur kundër akuzave se kishte manipuluar......

Pse BE do të nisë një hetim për makinat elektrike kineze?!
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka njoftuar një hetim kundër subvencioneve për makinat elektrike me kosto të ulët që vijnë nga......

“BE duhet të ketë më shumë se 30 anëtarë” - Von der Leyen: Zgjerimi mund të jetë katalizator për përparimin e bllokut
Ursula von der Leyen u shpreh bindshëm pro idesë së zgjerimit të Bashkimit Europian me të paktën 30 anëtarë, duke thënë se kjo mund të shërbejë si një......

Kompanitë europiane i tremben Kinës - Energjia diellore/Do të falimentojnë për shkak të importeve kineze
Industria diellore europiane paralajmëron se një tepricë e importeve të lira kineze ka shtyrë disa prodhues në prag të falimentimit, duke penguar përpjekjet e......