Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2023, 14:28

Profesion i ri në administratë, këshilltari për integritetin - Brenda 2024, manual i posaçëm për pastërtinë në bashkëpunim me ILDKPKI-në

Nga SCAN TV
Profesion i ri në administratë, këshilltari për integritetin

Rritja e paralajmëruar e pagave mesatare në 900 euro në administratën publike nuk do të jetë një vendimmarrje e izoluar, por pjesë e një reforme të shtrirë në gjithë funksionet e saj. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik Masat Prioritare në Kuadër të Reformës së Administratës Publike 2023-2030, ku parashtron një seri ndryshimesh, nga pagat, te vlerësimi, apo rekrutimi i punonjësve të saj.

Dokumenti përcakton krijimin brenda vitit 2024 të një manuali praktik për të promovuar zbatimin uniform dhe efikas të legjislacionit për integritetin, i përgatitur në bashkëpunim me ILDKPKI-në. Po ashtu, udhëzimet dhe rregulloret për çështjet e etikës dhe integritetit do të jenë të rishikuara dhe miratuara deri në fund të vitit 2024.

Më tej, dokumenti i hedhur për konsultim publik përcakton Zhvillimin brenda vitit 2024, të një programi trajnimi gjithëpërfshirës që trajton çështjet kryesore të etikës dhe integritetit në administratën publike.

Ndërkohë që brenda vitit 2025, sipas dokumentit të masave prioritare, duhet të jetë përfunduar vendosja e këshilltarëve për integritetin dhe etikën në të gjitha organet publike dhe marrja e masave që ata të kenë aftësitë, burimet dhe mbështetjen e nevojshme për të kryer rolet e tyre në mënyrë efektive.

Reforma parashikon edhe vlerësimin në mënyrë të vazhdueshme të “hendekut” të aftësive të nëpunësve publikë dhe ndërhyrje të veçanta për të tërhequr nëpunës civilë të kualifikuar, duke propozuar programe të posaçme për të tërhequr nëpunës civilë të kualifikuar. Afati për këtë pikë të programit ndahet në dy faza Dhjetor 2025 dhe Dhjetor 2027.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......