Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2023, 14:31

Bastet online rinisin me rregulla të reja - Tabaku: Rrezik për pastrim parash. Braçe: Kontrollin ta ketë shteti!

Nga SCAN TV
Bastet online rinisin me rregulla të reja - Tabaku: Rrezik për pastrim

Aktiviteti i basteve online së shpejti do të jetë sërish legal. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka nisur diskutimet mbi projektligjin e hartuar së fundmi, ku është hedhur dritë mbi detajet se si do të organizohet kjo veprimtari. Zv.Ministrja e Financave, Vasilika Vjero, ka theksuar se në total do të jepen 10 licenca dhe tarifa do të jetë 400 milionë lekë për 10 vjet, ndërsa kriteri kryesor është që njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të OECD .

Sipas saj, lojtarët do të jenë të identifikuar dhe çdo transaksion do të behet në rrugë bankare.

Por anëtaret e mazhorancës dhe të opozitës kanë shfaqur rezerva. Sipas deputetes demokrate Jorida Tabaku, projektligji kthehet në potencial për pastrim parash, ndërsa thekson se lejimi i reklamave në mediat elektronike do të kthehet në plagë sociale.

Ndërkaq, deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar që ky aktivitet të jetë i kontrolluar nga shteti dhe jo kompanitë private.

Sipas projektligjit, organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” do të derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15% të të ardhurave bruto nga loja.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......