Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2023, 14:32

Nis asfaltimi i rrugës Shkozet-Mbikalimi i Plepave - ARRSH lidh kontratën 94.6 mln lekë në segmentin me gjatësi 4.2 km

Nga SCAN TV

Aksi rrugor nga nyja e Shkozetit deri të Mbikalimi i Plepave do t’i nënshtrohet punimve për sistemimin dhe asfaltimin e tij, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me kompaninë që do të duhet të përfundojë punimet brenda datës 2 tetor të këtij viti.

Tenderin për këtë segment, që konsiderohet si tejet i rëndësishëm, sidomos gjatë sezonit veror, për shkak të numrit të lartë të automjetete që shkojnë drejt jugut të vendit, u hap në korrik të këtij viti, ndërkohë që kontrata e nënshkruar me kompaninë A.L-ASFALT, kap vlerën e 94.6 mln lekë, me TVSH.

Gjatë shpalljes së tenderit, u bë me dije se ndërhyrja do të kryhet përgjatë një gjatësie prej 4.2 km, teksa gjendja aktuale e rrugës përshkruhej si tejet e amortizuar, duke qenë se shtresat asfaltike janë të dëmtuara. Sipas ARRSH ky segment, pjesë e anashkalimit të Durrësit, është shumë i rëndësishëm, pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë – Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë – Ndroq – Plepa dhe rrugën Plepa – Kavajë – Rrogozhinë.

Ndërkohë që, të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor. Rruga kalon nëpër një zonë të dendur urbane dhe i nënshtrohet një trafiku të rënduar ku një pjesë të madhe e zë trafiku i mjeteve të rënda.

Ola Mitre /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......