Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2023, 14:32

VKM për Operatorin e Blerjeve të Përqëndruara- Brahaj paralajmëron ankimimin në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk shfuqizohet

Nga SCAN TV

“Vendimi i qeverisë për krijimin e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, si një shoqëri aksionere është i paligjshëm”. Aranita Brahaj nga Instituti Shqiptar i Shkencës thotë se legjislacioni në fuqi, ndalon autoritetet prokuruese të kryejnë akivitet ekonomik e tregtar, sikurse parashikohet në vendimin e ri të Këshillit të Ministrave.

Brahaj i bën thirrje qeverisë të tërheqë vendimin, ndërsa Agjencisë së Prokurimit Publik të mos e regjistrojë në sistem si ent prokurues.

Në rast të mos tërheqjes, kjo organizatë deklaron se do të ndërmarrë hapa për shpalljen e pavlefshëm, përmes një Padie për Kontroll Ligjshmërie.

Sipas vendimit, të sapo publikuar në Fletoren Zyrtare Operatori i Blerjeve të Përqëndruara është një shoqëri aksionere, me kapital 100% shtetëror, për ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet kontraktore, për procedura të veçanta, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë.

Deri më tani, këto funksione kryheshin nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruaraa, si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit të Brendshëm.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......