Bota Postuar më 14 Shtator 2023, 10:45

SHBA është më e varfër! - Dyfishohet numri i fëmijëve që preken nga mungesa e të ardhurave

Nga SCAN TV
SHBA është më e varfër! - Dyfishohet numri i

Niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit në 12.4 % në vitin 2022, me varfërinë e fëmijëve më shumë se të dyfishuar në krahasim me atë të vitit 2021, sipas një raporti të Byrosë së Regjistrimit të SHBA.

Masa Suplementare e Varfërisë - SPM, e cila mat nëse njerëzit kanë burime të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tyre, është rritur me 4.6 pikë përqindjeje në 2022 – shin në krahasim me një vit më parë.

Të dhënat treguan gjithashtu se niveli i varfërisë së fëmijëve u dyfishua, nga 5.2% në 2021 - shin në 12.4% në vitin 2022. Ky konsiderohet si ndryshimi më i madh në varfërinë e fëmijëve që kur agjencia filloi të gjurmonte indeksin në vitin 2009, thuhet në raport.

Rritja e varfërisë arriti në një shifër prej 15.3 milionë amerikanësh që jetojnë në varfëri, sipas Qendrës për Buxhetin dhe Prioritetet e Politikave, një institut amerikan me prirje të majtë. Rritja e varfërisë është "befasuese", tha në një deklaratë Sharon Parrott, presidente e Qendrës për Buxhetin dhe Prioritetet e Politikave. Sipas saj kjo është më e madhja në mbi 50 vjet, si në përgjithësi ashtu edhe për fëmijët, nënvizon rolin kritik që luajnë zgjedhjet e politikave në nivelin e varfërisë dhe vështirësive në vend.

Masa Suplementare e Varfërisë përfshin të ardhurat si dhe ndikimin e asistencës pa para, të tilla si ndihma ushqimore dhe ndihma për strehim. Parrott tha se dhënia fund e  zgjerimit të kredisë federale tatimore për fëmijët në 2022 - shin ishte një arsye për rritjen e mprehtë të varfërisë së fëmijëve dhe bëri thirrje që ligjvënësit të mbështesin rimarrjen e përfitimeve për këtë kategori.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 14 Shtator

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes edhe pse duket se ka nisur këtë të enjte në kuota rritëse teksa blihet sot me 98.4......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat