Shqipëria Postuar më 14 Shtator 2023, 11:44

Sigurimi nga tërmetet, qytetarët do të paguajnë dy herë - Dhoma Amerikane: Pr.ligji sjell konflikt me bankat. Dëmshpërblimi është gjysmak

Nga SCAN TV
Sigurimi nga tërmetet, qytetarët do të paguajnë dy herë

Projektligji i hartuar nga qeveria për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet ka ngjallur reagime të shumta, për shkak të paqartësisë dhe lënies shteg për abuzime. Së fundmi, Dhoma Amerikane e Tregtisë, ka nxjerrë në pah problematika të mëdha që shoqërojnë këtë draft, duke e cilësuar si një skemë imponuese për qytetarët, të cilët kanë të drejtë që të zgjedhin vetë nëse duan ta sigurojnë apo jo pronën e tyre.

Dhoma Amerikane thekson se “rregullimi dhe normimi i shumës së sigurimit, primit për tu paguar dhe kushtet e policës së sigurimit, duhet të jenë të paracaktuara dhe tu kushtohet kujdes i posaçëm për impaktin financiar që kanë, sidomos në një shoqëri ku mungon kultura e sigurimit”.

Po ashtu, Dhoma Amerikane vëren se sigurimi i parashikuar në ligj është jo i plotë, pasi parashikon sigurimin vetëm nga tërmetet, dhe jo nga fatkeqësitë e tjera natyrore si zjarret apo përmbytjet dhe siguron vetëm banesën dhe jo lëndimet dëmet indirekte që mund të shkaktohen nga katastrofat.

Ndërsa merr përsipër vetëm tërmetet mbi 5 ballë, ndërkohë që mund të ketë tërmete me magnitutë më të ulët por që mund të sjellin dëme të konsiderueshme. Dhoma Amerikane nënvizon se ligji nuk qartëson se si do të veprohet në rastet kur individët kanë marrë kredi hipotekore dhe e kanë siguruar banesën e tyre në kompani private.

Sipas komenteve “rezulton se pagesa e primit të sigurimit në favor të bankave për financimin e blerjes dhe sigurimi i detyrueshëm, sipas projektligjit, mbivendosen dhe pavarësisht se pronari do të paguajë dy shuma primesh, ai mund të kompensohet vetëm për një vlerë të caktuar aq sa është shuma e dëmit.

Në këto kushte, sugjerohet që pronat që janë siguruar në favor të bankave, apo me sigurim vullnetar pranë një shoqërie sigurimi, të mos jenë subjekt i sigurimit të detyrueshëm”. Dhoma ngre pikëpyetje mbi shumë aspekte të tjera të draftit, si në rastet e banesave që nuk kanë certifikatë pronësie, për përcaktimin e primit i cili do të jetë në bazë të kostot apo vlerës, mbi subjektet biznes apo hotelet, etj.

Ndërsa theksohet se me këtë projektligj, kompanitë private të sigurimit dalin jashtë loje, duke qenë se fondi do të menaxhohet nga shteti. Kërkohet që të përfshihen kompanitë sikurse veprohet në rastin e sigurimit të detyrueshëm motorik, me argumentin se kanë eksperiencën dhe rrjetin e ngritur për të menaxhuar këtë proces.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll
Bota 14 Shtator

Sapun dhe detergjent nga mbetjet plastike?

Jemi të përmbytur me plastikë dhe problemi është se riciklimi i saj është më kompleks se sa mendojmë. Shkenca është gjithmonë në kërkim të metodave të reja për......

Shqipëria 14 Shtator

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes edhe pse duket se ka nisur këtë të enjte në kuota rritëse teksa blihet sot me 98.4......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat