Shqipëria Postuar më 14 Shtator 2023, 15:22

Zhvillimi i turizmit natyror - Hapet tenderi 420 mln lekë për ndërhyrje në Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës

Nga SCAN TV

Transformimi i Parkut Natyror të Ulzës dhe zonave përreth, me qëllim rritjen e turizmit, parashikohet të kushtojë rreth 420 mln lekë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hapur tenderin për zbatimin e projektit, që përfshin një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore për ta kthyer në një atraksion tërheqës turistik.

Sipas dokumenteve shoqëruese të procedurës së prokurimit publik parashikohet që përgjatë liqenit të Ulzës të ndërtohet një shëtitore, të ngrihen kulla vrojtimi, si dhe të ndërtohet qendra e pritjes së vizitorëve. Po ashtu, parashikohet të ndërtohet një rrugë panoramike, 2 pika panoramike e një sërë ndërhyrjesh të tjera.

Sipas dokumenteve, Parku Natyror “Liqeni i Ulzës” dhe zonat përreth tij ofrojnë një potencial shumë të mirë për zhvillimin e turizmit natyror, të kombinuar me kulinarinë hiking, lundrimin në liqen, ejt. Ndërkohë që, nëpërmjet këtij projekti synohet të realizohet ruajtja në gjendjen natyrore të peizazhit, sistemet ekologjike dhe karakteristikat natyrore të zonës.

Po ashtu, pritet që plani dhe projekti i zbatimit të çojnë drejt zhvillimit të qendrueshëm të territorit, të kontrollit të zhvillimit, rritjes së mirëqenies së popullsisë vendase, punësimit, jetesës më të mirë dhe mbrotjes së aseteve natyrore e mjedisit.

Kompanitë e interesuara kanë vetëm 2 javë kohë për të dorëzuar dokumentet, ndërkohë që punimet pritet të zgjati 21 muaj, nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Ola Mitre/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat