Monitorimi i ndotjes nga nxjerrja e naftës - KPP urdhëron Albpetrol të ndryshojë kriteret e tenderit
Komisioni i Prokurimit Publik i kërkon kompanisë Albpetrol të ndryshojë kriteret e tenderit për monitorimin e ndotjes në zonat ku nxirret naftë. Ky dikaster ka pranuar ankesën e një operatori ekonomik për kritere përjashtuese dhe që bien ndesh me legjislacionin në fuqi.
Tenderi, ka si objekt gjetjen e një konsulenti për monitorimin e 7 lejeve mjedisore në vendburimet e Patosit, Fierit dhe Kuçovës, duke kryer matjet për shkarkimet në tokë, ujë dhe ajër në 80 pika monitorimi.
Por, sipas ankesës së depozituar në KPP nga “Tenuis Laboratories”, një sërë kriteresh të kërkuara nga Albeptrol cenojnë rëndë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë dhe konkurrencën e lirë. Në vendimin e publikuar nga KPP argumentohet se kriteret e kualifikimit vendosen që t’i shërbejnë autoritetit kontraktor për të krijuar një panoramë të përgjithshme të kapaciteteve dhe mundësisë së operatorit ekonomik për përmbushje me sukses të kontratës.
Por, ato duhet të jenë në përputhje me objektin e prokurimit, natyrën, aftësinë zbatuese, vlerën si dhe volumin e kontratës, duke i dhënë të drejtë kompanisë ankimuese e duke urdhëruar Albeptrol t’i modifikojë.
Hapja e tenderit të Albpetrol erdhi vetëm pak kohë pasi emisioni investigativ “EkoSkaner”, në TV SCAN denoncoi faktin se institucionet nuk verifikojnë raportet e vetëmonitorimit që dorëzohen nga bizneset, duke mos patur asnjë të dhënë mbi ndotjen reale. Ndërkohë që, monitorime alternative të kryera përmes laboratorëve të certifikuar në zonë e Patos – Marinzës kanë nxjerrë në pah ndotjen tej normave të lejuara, të shkaktuar nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Në ushtrinë shqiptare rikthehen rezervistët - Gati ligji i ri. Shërbimi do të zgjasë jo më pak se dy vjet
Pas vitesh mungesë, në radhët e ushtrisë shqiptare do të kthehen rezervistët. Për këtë qëllim është hartuar një ligj i ri nga Ministria e Mbrojtjes, i cili......

Sa do të rriten pensionet nga 1 Tetori? - Braçe: Indeksim 8.6% për të kompensuar çmimet
Nga 1 Tetori, pensionistët në të gjithë vendin do të kenë një shtesë në pensionin e tyre mujor në masën 8.6 % për të kompensuar rritjen e çmimeve të shportës.......

Gjykata amerikane vendos kundër rregullores së Biden për fëmijët e emigrantëve!
Një gjykatës amerikan të mërkurën vendosi kundër një programi që ofron lehtësim deportimi dhe leje pune për emigrantët e sjellë ilegalisht në vend si fëmijët,......

Sa herë është kryer Censi në Shqipëri? - Për herë të 12-të këtë vit. Analiza sipas periudhës dhe karakteristikave përkatëse
Referuar “Institutit të Statistikave” Censi i Popullsisë dhe Banesave për këtë vit do të jetë i 12-ti që nga viti 1923 kur është kryer për herë të parë......

Fed nuk pritet të ndryshojë më normat e interesit deri në periudhën prill-qershor 2024 ose më vonë!
Rezerva Federale do të lërë të pandryshuar normën e saj të interesit brenda natës në fund të takimit të politikës 19-20 shtator dhe ndoshta do të presë deri në......

Pse Kina po u kërkon bankave të mëdha të bëjnë kujdes me blerjet në dollarë?!
Banka qendrore e Kinës u ka kërkuar disa prej huadhënësve më të mëdhenj të vendit që të përmbahen nga barazimi i menjëhershëm i pozicioneve të tyre valutore në......

Sigurimi nga tërmetet, qytetarët do të paguajnë dy herë - Dhoma Amerikane: Pr.ligji sjell konflikt me bankat. Dëmshpërblimi është gjysmak
Projektligji i hartuar nga qeveria për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet ka ngjallur reagime të shumta, për shkak të paqartësisë dhe lënies......

Sapun dhe detergjent nga mbetjet plastike?
Jemi të përmbytur me plastikë dhe problemi është se riciklimi i saj është më kompleks se sa mendojmë. Shkenca është gjithmonë në kërkim të metodave të reja për......