Kush është ministri që do ketë në “dorë” taksat e shqiptarëve? - Kuvendi voton kreun e ri të Financave. Ibrahimaj “mbron” sipërmarrjen

Kuvendi i ka hapur dritën jeshile emërimit të Ervin Metes në krye të financave shqiptare. Mete ka marrë pëlqimin e 74 deputetëve, ndërsa 30 kanë votuar kundër. Me 73 vota pro, ka kaluar edhe kandidatura e Delina Ibrahimajt, e cila do të mbajë postin e Ministres së Sipërmarrjes.
Por kush është kreu i ri i financave? Ervin Mete ka ushtruar prej majit 2020 detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Më herët ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.
Gjatë drejtimit të institucionit që mbikëqyr tregun e sigurimeve, fondet e investimeve dhe pensionet private vullnetare, janë miratuar ligjet kryesore për tregjet financiare nën mbikëqyrje, të përafruar në masë të gjerë me Direktivat Evropiane.
Mete mban pozicionin e negociatorit për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, në negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Me gradën Master nga Universiteti i Harvardit në SHBA, i specializuar në të drejtë korporatash dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës (LSE), në të drejtë fiskale, Z. Mete ka shërbyer më parë si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë në periudhën 2013-2017.
Në këto funksione ka qenë përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe, Z. Mete ka qenë i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar.
Mete ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit Kombëtar për “Programin e Reformave Ekonomike me Bashkimin Evropian”, si edhe ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Zhvillimi i turizmit natyror - Hapet tenderi 420 mln lekë për ndërhyrje në Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës
Transformimi i Parkut Natyror të Ulzës dhe zonave përreth, me qëllim rritjen e turizmit, parashikohet të kushtojë rreth 420 mln lekë. Ministria e Turizmit dhe......

Monitorimi i ndotjes nga nxjerrja e naftës - KPP urdhëron Albpetrol të ndryshojë kriteret e tenderit
Komisioni i Prokurimit Publik i kërkon kompanisë Albpetrol të ndryshojë kriteret e tenderit për monitorimin e ndotjes në zonat ku nxirret naftë. Ky dikaster ka......

Në ushtrinë shqiptare rikthehen rezervistët - Gati ligji i ri. Shërbimi do të zgjasë jo më pak se dy vjet
Pas vitesh mungesë, në radhët e ushtrisë shqiptare do të kthehen rezervistët. Për këtë qëllim është hartuar një ligj i ri nga Ministria e Mbrojtjes, i cili......

Sa do të rriten pensionet nga 1 Tetori? - Braçe: Indeksim 8.6% për të kompensuar çmimet
Nga 1 Tetori, pensionistët në të gjithë vendin do të kenë një shtesë në pensionin e tyre mujor në masën 8.6 % për të kompensuar rritjen e çmimeve të shportës.......

Gjykata amerikane vendos kundër rregullores së Biden për fëmijët e emigrantëve!
Një gjykatës amerikan të mërkurën vendosi kundër një programi që ofron lehtësim deportimi dhe leje pune për emigrantët e sjellë ilegalisht në vend si fëmijët,......

Sa herë është kryer Censi në Shqipëri? - Për herë të 12-të këtë vit. Analiza sipas periudhës dhe karakteristikave përkatëse
Referuar “Institutit të Statistikave” Censi i Popullsisë dhe Banesave për këtë vit do të jetë i 12-ti që nga viti 1923 kur është kryer për herë të parë......

Fed nuk pritet të ndryshojë më normat e interesit deri në periudhën prill-qershor 2024 ose më vonë!
Rezerva Federale do të lërë të pandryshuar normën e saj të interesit brenda natës në fund të takimit të politikës 19-20 shtator dhe ndoshta do të presë deri në......

Pse Kina po u kërkon bankave të mëdha të bëjnë kujdes me blerjet në dollarë?!
Banka qendrore e Kinës u ka kërkuar disa prej huadhënësve më të mëdhenj të vendit që të përmbahen nga barazimi i menjëhershëm i pozicioneve të tyre valutore në......