ChatGPT zëvendëson mjekët në sallën e urgjencave! - Rezultatet e një studimi të fundit nga Holanda

ChatGPT mund të ndihmojë në diagnostikimin sëmundjeve tek pacientët në dhomat e ardhshme të urgjencës, sipas një studimi të ri pilot që analizoi se si modeli i gjerë i gjuhës mund të përdoret për të mbështetur mjekët.
Hulumtimi i publikuar në revistën “Annals of Emergency Medicine” zbuloi se chatboti i inteligjencës artificiale diagnostikonte pacientë si dhe mjekë të trajnuar. Ky zbulim është vendosur të prezantohet në Kongresin Europian të Mjekësisë Emergjente që fillon këtë fundjavë.
Studiuesit në Spitalin “Jeroen Bosch” në Holandë përdorën shënimet e mjekëve duke mbrojtur anonimitetin e 30 pacientëve, duke përfshirë testet, simptomat dhe rezultatet laboratorike, në dy versione të ChatGPT.
Ata gjetën një mbivendosje prej rreth 60 % midis listës së ngushtë të diagnozave të mundshme nga mjekët e urgjencës dhe chatbot-it.
Autori i studimit u shpreh se ChatGPT performoi mirë në gjenerimin e një liste të diagnozave të mundshme duke sugjeruar opsionin më të mundshëm. Gjithashtu u gjetën shumë mbivendosje me listat e mjekëve të diagnozave të mundshme. E thënë thjesht, kjo tregon se ChatGPT ishte në gjendje të sugjeronte diagnoza mjekësore ashtu si do të bënte një mjek njerëzor.
Mjekët e urgjencës kishin diagnozën e saktë në pesë listat e tyre kryesore në 87 % të rasteve ndërsa versioni 3.5 i ChatGPT kishte diagnozën e saktë në listën e tij të ngushtë në 97 % të rasteve krahasuar me 87 % për versionin ChatGPT 4.0.
Hulumtimi, nuk u përdor për të ndikuar tek pacientët, por për të testuar potencialin ose fizibilitetin e përdorimit të IA gjeneruese për diagnozë. Por nuk është diçka që do të jetë e disponueshme për t'u përdorur klinikisht, të paktën jo për momentin.
Sipas ekspertëve, një nga përdorimet më emocionuese të IA në kujdesin shëndetësor mund të jetë kursimi i kohës për mjekët, ndihma e tyre për të bërë diagnoza ose zbutja e një pjese të barrës administrative në sistemin shëndetësor.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Oktoberfest rrit çmimin e birrës - Gota 1 litër do të shitet deri 14,8 euro. Mynihu gati për festën e birrës
Banorët në Mynih i dhanë dorën e fundit stendave dhe tendave të tyre përpara hapjes të së shtunës të festivalit më të madh të birrës në botë,......

Rezerva më e madhe në Europë: Çekia, shtëpia e "arit të bardhë"!
Qyteti Cinovec në kufirin gjermano-çek ka nën vete një thesar. Në nëntokën e vendit që ndodhet afro 100 kilometra larg Pragës, mendohet të jenë 3-5 % e......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies së lehtë që pëso ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 99.7 lekë dhe duke u shitur me......

FMN vlerëson performancën e doganave - Sipas Misionit, ka pasur zhvillime pozitive në luftën kundër informalitetit
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar përmirësimet në performancën e administratës doganore. Sipas raportit paraprak të FMN-së, iniciativat e lidhura me......

Kush është ministri që do ketë në “dorë” taksat e shqiptarëve? - Kuvendi voton kreun e ri të Financave. Ibrahimaj “mbron” sipërmarrjen
Kuvendi i ka hapur dritën jeshile emërimit të Ervin Metes në krye të financave shqiptare. Mete ka marrë pëlqimin e 74 deputetëve, ndërsa 30 kanë votuar......

Zhvillimi i turizmit natyror - Hapet tenderi 420 mln lekë për ndërhyrje në Parkun Natyror të Liqenit të Ulzës
Transformimi i Parkut Natyror të Ulzës dhe zonave përreth, me qëllim rritjen e turizmit, parashikohet të kushtojë rreth 420 mln lekë. Ministria e Turizmit dhe......

Monitorimi i ndotjes nga nxjerrja e naftës - KPP urdhëron Albpetrol të ndryshojë kriteret e tenderit
Komisioni i Prokurimit Publik i kërkon kompanisë Albpetrol të ndryshojë kriteret e tenderit për monitorimin e ndotjes në zonat ku nxirret naftë. Ky dikaster ka......

Në ushtrinë shqiptare rikthehen rezervistët - Gati ligji i ri. Shërbimi do të zgjasë jo më pak se dy vjet
Pas vitesh mungesë, në radhët e ushtrisë shqiptare do të kthehen rezervistët. Për këtë qëllim është hartuar një ligj i ri nga Ministria e Mbrojtjes, i cili......