Një ishull italian po lë të huajt të jetojnë pa qira për 3 muaj!

Ollolai ndodhet në zonën e egër Barbagia, larg brigjeve të mbushura me VIP-a të Sardenjës, një vend ku mbijetojnë traditat e vjetra dhe banditët dikur jetonin në shpella. Me kalimin e kohës, vendasit u larguan në kërkim të një të ardhmeje më të ndritur diku tjetër, duke zbrazur lagjen e lashtë, tashmë të mbuluar nga arti i rrugës që përshkruan jetën rurale. Në shekullin e kaluar, popullsia e Ollolait u tkurr nga 2,250 në 1,300, me vetëm një pjesë të vogël të foshnjave të lindura çdo vit.
Fshati miratoi një masë shumë të publikuar në vitin 2018 për të ringjallur lagjen e vjetër: shitjen e shtëpive të shkatërruara për 1 euro. Bashkia e Ollolait ka caktuar 20,000 euro (21,460 dollarë) për të pritur 30 punëtorë të largët nga e gjithë bota, të cilët mund të qëndrojnë në fshat, një nga një, gjatë dy viteve të ardhshme.
Aplikimet online janë të hapura deri në dhjetor. Ata që zgjidhen mund të qëndrojnë falas deri në tre muaj radhazi, që është periudha maksimale që jo-europianët mund të qëndrojnë në Itali pa vizë. Për momentin, Partis planifikon të qëndrojë vetëm një muaj, megjithëse ajo tha se mund të konsiderojë të zgjasë përvojën e saj në Sardenjë në një fazë të mëvonshme.
Telepunëtori tjetër po vjen nga Singapori, tha Veronica Matta, kreu i shoqatës kulturore lokale Sa Mata, e cila menaxhon programin "Puna nga Ollolai" me zyrën e kryetarit.
Buxheti, nga arkat e bashkisë, do të shkojë për marrjen me qira të shtëpive nga familjet vendase për nomadët dixhitalë, me një kosto prej rreth 350 euro në muaj për një banesë të mobiluar me dy dhoma gjumi. Shërbimet komunale, faturat dhe taksat e shërbimit të bashkisë do të mbulohen gjithashtu, tha Matta, por transporti dhe biletat e avionit nuk janë.
Shtëpitë, të cilat dikur i përkisnin familjeve të barinjve dhe fermerëve, të cilët në të kaluarën flinin në katin e parë me kafshët e tyre, vijnë me zyrë dhe lidhje interneti me shpejtësi të lartë. Punëtorët do të ftohen në panairet dhe festivalet e vendasve.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Rrugët më të mira dhe më të këqija në Europë! - Si pozicionohet Shqipëria?
Vendi europian që krenohet me disa nga infrastrukturat më të mira të çiklizmit në botë, dallohet gjithashtu në mbarë botën për shkak të disa prej rrugëve më të......

Renditja e spitaleve më të mira në botë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën, ndjek Italia
Një listë e spitaleve më të mira në botë duke filluar nga onkologjia, kardiologjia, pediatria dhe deri tek neurologjia. Në renditjen e publikuar nga Newsweek,......

Jo ulje çmimesh dhe oferta në supermarkete! - Ministri Bekteshi: Krijon klimë pasigurie dhe frikë tek qytetarët
Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi vendimin për të ndaluar uljen e çmimeve dhe ofertat në supermarketet e vendit. ......

Grevë historike në sektorin e automjeteve në SHBA - Sindikata nuk arrin marrëveshjen për rinovimin e kontratave
Qindra njerëz, përfshirë punëtorët e sektorit të prodhimit të automjeteve në turnin e natës dhe mbështetësit e tyre, u mblodhën në një fabrikë të montimit të......

ChatGPT zëvendëson mjekët në sallën e urgjencave! - Rezultatet e një studimi të fundit nga Holanda
ChatGPT mund të ndihmojë në diagnostikimin sëmundjeve tek pacientët në dhomat e ardhshme të urgjencës, sipas një studimi të ri pilot që analizoi se si modeli i......

Oktoberfest rrit çmimin e birrës - Gota 1 litër do të shitet deri 14,8 euro. Mynihu gati për festën e birrës
Banorët në Mynih i dhanë dorën e fundit stendave dhe tendave të tyre përpara hapjes të së shtunës të festivalit më të madh të birrës në botë,......

Rezerva më e madhe në Europë: Çekia, shtëpia e "arit të bardhë"!
Qyteti Cinovec në kufirin gjermano-çek ka nën vete një thesar. Në nëntokën e vendit që ndodhet afro 100 kilometra larg Pragës, mendohet të jenë 3-5 % e......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies së lehtë që pëso ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 99.7 lekë dhe duke u shitur me......