Bota Postuar më 15 Shtator 2023, 10:42

Grevë historike në sektorin e automjeteve në SHBA - Sindikata nuk arrin marrëveshjen për rinovimin e kontratave

Nga SCAN TV
Grevë historike në sektorin e automjeteve në SHBA - Sindikata nuk

Qindra njerëz, përfshirë punëtorët e sektorit të prodhimit të automjeteve në turnin e natës dhe mbështetësit e tyre, u mblodhën në një fabrikë të montimit të Fordit në Wayne, Michigan ndërsa anëtarët e sindikatës së Punëtorët e Bashkuar të Automjeteve – UAW, hynë në një grevë të konsideruar historike. Në fakt kjo është e para e këtyre përmasave në 90 vjet histori të kësaj sindikate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grevat e para të njëkohshme kundër prodhuesve të automjeteve "Detroit Three", duke përfshirë General Motors dhe Chrysler Stellantis, nisën mesnatën e së enjtes pasi sindikata dhe kompanitë nuk ranë dakord për kontratat e reja.

Shefi ekzekutiv Jim Farley paralajmëroi për një skenar të zymtë nëse Ford pranonte kërkesat e sindikatave për një rritje prej 40% të pagave, fundin e një sistemi të niveleve të pagave që paguan të punësuarit e rinj më pak se veteranët dhe një kthim në pensionet me përfitime të përcaktuara.

Por, presidenti i sindikatës, Shawn Fain, tha se Ford mund të kishte financuar paga dhe përfitime më të mira për punëtorët nëse do të kufizonte blerjet e aksioneve dhe dividentët për aksionerët. Ford raportoi se u ktheu 2.5 miliardë dollarë investitorëve në 2022 - shin.

Mbështetësit e grevistëve u shprehën se firmat e mëdha të prodhimit të automjeteve prej kohësh po grumbullojnë fitime rekord dhe tashmë është koha për të shpërblyer njerëzit për arsyen se ata mundësuan mbijetesën ndaj recesionit të madh.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Shtator

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies së lehtë që pëso ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 99.7 lekë dhe duke u shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat