Rajoni Postuar më 15 Shtator 2023, 10:43

Jo ulje çmimesh dhe oferta në supermarkete! - Ministri Bekteshi: Krijon klimë pasigurie dhe frikë tek qytetarët

Nga SCAN TV
Jo ulje çmimesh dhe oferta në supermarkete! - Ministri Bekteshi:

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi vendimin për të ndaluar uljen e çmimeve dhe ofertat në supermarketet e vendit.  Gjithashtu, ai paralajmëroi marrjen e vendimeve për uljen dhe ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Ai sqaroi se Ministria e Ekonomisë i ka dërguar qeverisë projektvendimin për ndalimin e të gjithë zinxhirëve të furnizuesve me ushqime dhe tregtarëve që të ofrojnë shitje speciale dhe promocionale deri më 30 nëntor. Bekteshi theksoi se ky mund të duket një vendim i çuditshëm, duke pasur parasysh se do t'i mohohet qytetarëve ulje të caktuara të çmimeve. Por nuk është kështu, sepse javën e ardhshme do të vendoset për ulje të çmimeve në industrinë ushqimore.

Sipas tij, vendimi për ndalimin e shitjeve promocionale është marrë pasi është vërejtur se rrjete të caktuara supermarketesh shkaktojnë një farë pasigurie te qytetarët.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut tha se pret që deri të hënën, para vendimit për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore, çmimet të ulen me të paktën 10 %.

Ai theksoi se inflacioni ka rënë, por sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë ka shumë hapësirë ​​për ulje të mëtejshme të çmimeve të produkteve ushqimore.

Ai vuri në dukje se të gjitha llogaritë përfundimtare, veçanërisht të rrjeteve të mëdha të supermarketeve, tregojnë se nuk kanë pasur rënie, por rritje të të ardhurave vitin e kaluar. Bekteshi premtoi se Ministria e Ekonomisë nuk do të lejojë që të supermarketet dhe tregtarët të fitojnë në kurriz të qytetarëve në këto kohë krize.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Shtator

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies së lehtë që pëso ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 99.7 lekë dhe duke u shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat