Bota Postuar më 15 Shtator 2023, 10:44

Renditja e spitaleve më të mira në botë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën, ndjek Italia

Nga SCAN TV
Renditja e spitaleve më të mira në botë - Shtetet e

Një listë e spitaleve më të mira në botë duke filluar nga onkologjia, kardiologjia, pediatria dhe deri tek neurologjia. Në renditjen e publikuar nga Newsweek, janë mbledhur vlerësimet e një paneli ekspertësh të përbërë nga mjekë dje gazetarë shkencorë që kanë analizuar më shumë se 2300 spitale në 28 vende të ndryshme të botës duke u mbështetur në treguesit e performancës, si dhe në rezultatet e hetimeve ndërkombëtare mbi opinionet dhe eksperiencat e pacientëve dhe personelit mjekësor.

Në mënyrë të vecantë 12 klasifikimet parashikojnë një renditje të 300 spitaleve më të mira në botë për onkologjinë dhe kardiologjinë, 250 për pediatrinë, 150 për kardiokirurgjinë, endokrinologjinë dhe 125 për neurologjinë, neurokirurgjinë, ortopedinë, pneumologjinë dhe urologjinë. Në fund renditen dhe 100 spitalet më të mira për gjikenologjinë.

Në krye të cdo renditjeje janë spitalet amerikane me struktura si “Mayo Clinic” në Rochester, “Cleveland Clinic” dhe “Johns Hopkins Hospital” në Baltimorë. Por të pranishëm në këto klasifikime janë dhe spitalet italiane më shumë se ato të Francës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në krye të listës të spitaleve që kurojnë tumoret janë tre amerikane: “Anderson Cancer Center”, Houston; ”Memorial Sloan Kettering Cancer Center”, New York dhe “Mayo Clinic”, Rochester.

Dhe në kardiologji janë spitalet amerikane që rrëmbejnë vendet e para sërish me “Mayo Clinic”, “Cleveland Clinic” dhe “Johns Hopkins Hospital”.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Shtator

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore!

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies së lehtë që pëso ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 99.7 lekë dhe duke u shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat