Transporti “nxjerr zbuluar” tregtinë: Më pak mallra të transportuara këtë vit, pasagjerët me rritje!
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave konfirmojnë se tregtia përgjatë këtij viti është tkurrur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që të dhënat e tregtisë së jashtme flasin për një rritje të ndjeshme në vlerë të eksport/import këtë vit, shifrat e transportit “nxjerrin zbuluar” ecurinë pozitive të maskuar nga efekti i inflacionit. Kështu, nga këto të dhëna rezulton se, transporti i mallrave në porte (që zë edhe pjesën më të madhe të tregtisë së jashtme), në eksport/import, ka rënë me 8.4% në 5 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me 5 muajt e parë të vitit të kaluar. Transporti i mallrave me hekurudhë ndërkohë, në 5 muajt e parë është në rënie me 35.4% krahasuar me një vit më parë. Vetëm transporti me ajër regjistron një rritje, por të lehtë, pranë vetëm 1.4%. Gjithsesi, transporti i mallrave me ajër zë një pjesë të vogël të tregtisë. Gjatë 5 muajve të parë të vitit, nëpërmjet detit janë transportuar 1.7 milionë tonë mallra, dhe vetëm 817 ton nëpërmjet ajrit, duke zënë kështu një peshë të papërfillshme mbi totalin. Vetëm gjatë muajit maj ndërkohë, rënia duket edhe më e theksuar se përgjatë të gjithë 5-mujorit, çka sinjalizon se efekti i rritjes së çmimeve vijon të ndikojë në tkurrjen e tregtisë në volum....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=GxqOpfd-TCI
Sondazh

Tjetër subvencionim për bujqësinë e blegtorinë - Rama: Brenda vitit satelitët dhe dronët në ndihmë të sektorit!
Një subvencionim tjetër me naftë do të ketë për fermerët. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në konferencën “Bujqësia me Teknologji dhe Inovacion”......

Në sitë 556 Zyra Këmbimi Valutor, hallka më vulnerabël - Banka e Shqipërisë: Na u rekomandua nga Moneyval, 90 kontrolle, u hoqën 12 licenca
Sipas rekomandimeve të Moneyval, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar shumë vëmendje zyrave të këmbimit valutor në vend, të cilët konsiderohen hallka më vulnerabël......

Kreditë në euro, “ikin” referencat LIBOR, EURIBOR - Anomali në tregjet ndërkombëtare, Banka e Shqipërisë rishikon rregulloren për indekset
Një nga pasojat e krizës financiare ndërkombëtare ka qenë luhatja e ndjeshme e besimit të tregjeve ndërkombëtare ndaj indekseve të referencës për normat e......

Problemet globale të të korrave tregojnë për kosto të larta ushqimore edhe për shumë vite të tjera!
Vështirësia e mbjelljes së misrit, kultura e vetme më e madhe e drithit në botë, në veri të Shteteve të Bashkuara shtohet në një varg të trazuar të të korrave......

Samiti i NATO-s në Spanjë - Në fokus Rusia dhe Kina / Pritet takimi i Erdogan me kryeministren suedeze dhe presidentin finlandez
Udhëheqësit e vendeve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë do të mblidhen në Madrid, me temat kryesore të diskutimit që ka të ngjarë të jetë pushtimi i Rusisë në......

2021, vit i “ëmbël” për shqiptarët: Bletaria 5,000 ton mjaltë. Gjirokastra, qarku me prodhimtari më të ulët!
Bletaria është një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit me një vlerë kapitali rreth 72 mln euro referuar ekspertëve, ndërkohë që prodhimi i mjaltit në......

Qytetaria ngel në klasë/ Provimi më i preferuar në maturë, por 380 nxënës morën notën 4. Lëndët natyrore “mundin” shoqëroret
Ura e kalimit nga nxënës në student janë provimet e maturës shtetërore dhe rezultatet që arrijnë maturantët në secilën lëndë. Janë pikërisht këto rezultate të......

Bizneset në zona turistike mund të punojnë dhe të dielave - Maqedonia e Veriut, vendimi u miratua nga parlamenti i për tregtarët me pakicë dhe shumicë
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshimet në Ligjin për tregti me të cilin u mundësohet të punojnë të dielave dhe ditëve të festave shtetërore të......