Kreditë në euro, “ikin” referencat LIBOR, EURIBOR - Anomali në tregjet ndërkombëtare, Banka e Shqipërisë rishikon rregulloren për indekset
Një nga pasojat e krizës financiare ndërkombëtare ka qenë luhatja e ndjeshme e besimit të tregjeve ndërkombëtare ndaj indekseve të referencës për normat e interesit të produkteve bankare dhe ndërbankare të emërtuara gjerësisht si IBORs (si p.sh. LIBOR, EURIBOR etj.) për shkak të elementeve të shfaqura për manipulime të mundshme të tyre.
Kjo ngjarje ka sjellë nevojën për rishikimin apo zëvendësimin tërësor të tyre. Në këtë kontekst, autoritetet mbikëqyrëse evropiane kanë prezantuar disa ndërhyrje në kuadrin rregullativ, për të adresuar këtë anomali të tregjeve, ku për indekse të veçanta mund të mos ketë më kuotime.
Edhe bankat në tregun vendas janë të ekspozuara ndaj kësaj dukurie për shkak të marrëdhënieve që kanë me agjentët bankarë të tregjeve ndërkombëtare dhe veçanërisht për produktet e huasë që u kanë ofruar huamarrësve.
Shkak për të cilin, në vitin 2020, Banka e Shqipërisë nisi një proces komunikimi me bankat për t’u sjellë në vëmendje këtë dukuri, me qëllim ndërgjegjësimin dhe marrjen e masave për adresimin në kohë të anomalive që mund të sjellin ndikim të ndjeshëm tek veprimtaria bankare dhe tek huamarrësit.
Për të adresuar veçanërisht trajtimin e indekseve të referencës në marrëdhëniet me klientët, në vitin 2021, Banka e Shqipërisë ndërmori disa ndryshime rregullative në rregulloren nr. 59, datë 29.8.2008, “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, të cilat kishin si qëllim ruajtjen e transparencës për përzgjedhjen e normave, si dhe vendosjen në baza ligjore të marrëdhënieve me klientin, në rast ndryshimi të kontratave, ku theksi i vihet njoftimit dhe informimit të plotë të huamarrësit dhe marrjes së dakordësisë së dokumentuar të ndryshimeve të nevojshme.
Nga ky vit, Bankat tregtare në vend kanë nisur të përdorin “indeksin orientues” i cili përfaqëson normat ndërbankare të ofruara të interesit, të cilat publikohen nga autoritetet rregullatore apo autoritetet e autorizuara për administrimin e tyre dhe/ose norma të tjera interesi që kuotohen në treg në mënyrë të vazhdueshme dhe janë transparente për publikun e gjerë e që njehsohen me normat e interesit të instrumenteve të borxhit të emetuara nga qeveritë qendrore të vendeve të ndryshme. Këto norma përfaqësojnë normat referencë që përdoren gjerësisht në çmimin e transaksioneve financiare.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=dsQJyEkxXRo
Sondazh

Problemet globale të të korrave tregojnë për kosto të larta ushqimore edhe për shumë vite të tjera!
Vështirësia e mbjelljes së misrit, kultura e vetme më e madhe e drithit në botë, në veri të Shteteve të Bashkuara shtohet në një varg të trazuar të të korrave......

Samiti i NATO-s në Spanjë - Në fokus Rusia dhe Kina / Pritet takimi i Erdogan me kryeministren suedeze dhe presidentin finlandez
Udhëheqësit e vendeve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë do të mblidhen në Madrid, me temat kryesore të diskutimit që ka të ngjarë të jetë pushtimi i Rusisë në......

2021, vit i “ëmbël” për shqiptarët: Bletaria 5,000 ton mjaltë. Gjirokastra, qarku me prodhimtari më të ulët!
Bletaria është një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit me një vlerë kapitali rreth 72 mln euro referuar ekspertëve, ndërkohë që prodhimi i mjaltit në......

Qytetaria ngel në klasë/ Provimi më i preferuar në maturë, por 380 nxënës morën notën 4. Lëndët natyrore “mundin” shoqëroret
Ura e kalimit nga nxënës në student janë provimet e maturës shtetërore dhe rezultatet që arrijnë maturantët në secilën lëndë. Janë pikërisht këto rezultate të......

Bizneset në zona turistike mund të punojnë dhe të dielave - Maqedonia e Veriut, vendimi u miratua nga parlamenti i për tregtarët me pakicë dhe shumicë
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshimet në Ligjin për tregti me të cilin u mundësohet të punojnë të dielave dhe ditëve të festave shtetërore të......

Çmimet e naftës rriten sërish - Prodhuesit kryesorë deklarojnë se nuk mund të hedhin në treg më shumë fuçi
Çmimet e naftës u rritën të martën pasi prodhuesit kryesorë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk mundën të shtonin ndjeshëm prodhimin, ndërsa......

Tesla anulon dorëzimet e “Model Y” në Gjermani - Shkak është një defekt i sinjalizuar në këto modele
Tesla ka anuluar dhe shtyrë në kohë dorëzimet e variantit Model y Performance klientëve që e kishin porositur në Gjermani për shkak të defekteve të......

Pakësohet popullsia e Kosovës - Në vitin 2021 banorët rezidentë vlerësohen në 1.773.971
Popullsia rezidente në Kosovë ka pësuar rënie gjatë vitit 2021. Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shtimi natyror ishte......