Në sitë 556 Zyra Këmbimi Valutor, hallka më vulnerabël - Banka e Shqipërisë: Na u rekomandua nga Moneyval, 90 kontrolle, u hoqën 12 licenca
Sipas rekomandimeve të Moneyval, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar shumë vëmendje zyrave të këmbimit valutor në vend, të cilët konsiderohen hallka më vulnerabël kur vjen fjala te rreziku i pastrimit të parave. Në raportin e Mbikëqyrjes për vitin e shkuar, Banka e Shqipërisë njofton se ka kryer 90 inspektime në këto zyra, një pjesë të të cilave në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Në këtë kuadër, është zhvilluar një numër i konsiderueshëm inspektimesh në vend, bën me dije Banka e Shqipërisë, që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave me fokus të veçantë mbi çështjet e financimit të terrorizmit dhe zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, veçanërisht për subjektet financiare jobanka (SFJB) dhe zyrat e këmbimit valutor (ZKV), si subjekte më vulnerabël.
Nga inspektimi i ZKV-ve janë evidentuar mangësi në lidhje me mungesën e njohurive dhe për pasojë moszbatimin e detyrimeve ligjore/rregullatore në lidhje me: (i) zbatimin e vigjilencës së duhur/zgjeruar; (ii) sistemin e centralizuar; (iii) trajnimet; (iv) mungesë evidencash që dokumentojnë verifikimin në lidhje me TF dhe TFS; (v) mungesë analizash dhe mungesë shfrytëzimi të portalit të raportimit online të DPPPP-së.
Për problematikat e evidentuara për ZKV-të është vijuar me masa mbikëqyrëse/ administrative respektivisht si më poshtë: Gjobë 26 ZKV; Tërheqje vëmendje 16 ZKV; Revokim licence 12 ZKV. Në Shqipëri aktualisht numërohen 556 zyra këmbimi valutor, ndërkohë që e lartë mbetet kërkesa për licenca të reja në këtë aktivitet.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=K3uCjfWD1XI
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Kreditë në euro, “ikin” referencat LIBOR, EURIBOR - Anomali në tregjet ndërkombëtare, Banka e Shqipërisë rishikon rregulloren për indekset
Një nga pasojat e krizës financiare ndërkombëtare ka qenë luhatja e ndjeshme e besimit të tregjeve ndërkombëtare ndaj indekseve të referencës për normat e......

Problemet globale të të korrave tregojnë për kosto të larta ushqimore edhe për shumë vite të tjera!
Vështirësia e mbjelljes së misrit, kultura e vetme më e madhe e drithit në botë, në veri të Shteteve të Bashkuara shtohet në një varg të trazuar të të korrave......

Samiti i NATO-s në Spanjë - Në fokus Rusia dhe Kina / Pritet takimi i Erdogan me kryeministren suedeze dhe presidentin finlandez
Udhëheqësit e vendeve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë do të mblidhen në Madrid, me temat kryesore të diskutimit që ka të ngjarë të jetë pushtimi i Rusisë në......

2021, vit i “ëmbël” për shqiptarët: Bletaria 5,000 ton mjaltë. Gjirokastra, qarku me prodhimtari më të ulët!
Bletaria është një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit me një vlerë kapitali rreth 72 mln euro referuar ekspertëve, ndërkohë që prodhimi i mjaltit në......

Qytetaria ngel në klasë/ Provimi më i preferuar në maturë, por 380 nxënës morën notën 4. Lëndët natyrore “mundin” shoqëroret
Ura e kalimit nga nxënës në student janë provimet e maturës shtetërore dhe rezultatet që arrijnë maturantët në secilën lëndë. Janë pikërisht këto rezultate të......

Bizneset në zona turistike mund të punojnë dhe të dielave - Maqedonia e Veriut, vendimi u miratua nga parlamenti i për tregtarët me pakicë dhe shumicë
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshimet në Ligjin për tregti me të cilin u mundësohet të punojnë të dielave dhe ditëve të festave shtetërore të......

Çmimet e naftës rriten sërish - Prodhuesit kryesorë deklarojnë se nuk mund të hedhin në treg më shumë fuçi
Çmimet e naftës u rritën të martën pasi prodhuesit kryesorë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk mundën të shtonin ndjeshëm prodhimin, ndërsa......

Tesla anulon dorëzimet e “Model Y” në Gjermani - Shkak është një defekt i sinjalizuar në këto modele
Tesla ka anuluar dhe shtyrë në kohë dorëzimet e variantit Model y Performance klientëve që e kishin porositur në Gjermani për shkak të defekteve të......