Tjetër subvencionim për bujqësinë e blegtorinë - Rama: Brenda vitit satelitët dhe dronët në ndihmë të sektorit!
Një subvencionim tjetër me naftë do të ketë për fermerët. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në konferencën “Bujqësia me Teknologji dhe Inovacion” duke shtuar se projekti për satelitët që do të kontribuojnë në sektorin e bujqësisë do të jetë gati brenda vitit .
Rama u shpreh: "Na duhet të shtyjmë më shumë tek teknologjia dhe inovacioni. Nëse mbi 15 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkalë fiktiviteti. Si do të adresohet? Do të adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimit. Nga një anë me regjistrin e tokës dhe vënien në përdorim dronët dhe satelitët, që janë vonuar, por që do të vijnë brenda këtij viti shpresoj dhe me faturat."
Ndërsa kërkesën e subvencioneve të fermerëve për krizën e produkteve te pashitura kreu i qeverisë e ka komentuar si mungesë dije dhe informacioni.
"Dalin në tv pamjet e disa fermerëve që hedhin qershitë dhe bërtasin për subvencione dhe për qeverinë dhe kjo duhet të ishte shqetësuese në rast se kështu do të ndodhte me të gjithë qershitë e Shqipërisë. Ndërkohë që ka të tjerë që po me këto qershi bëjnë sukses. Atëherë cili është dallim midis të parëve dhe të dytëve? Edhe këtu në territorin e bujqësisë sonë ka jo pak shembuj zhvillimi dhe suksesi. E gjitha lidhet me dijen sepse vullnet për të punuar tokën ka," tha ai.
Sipas Ramës, vendi ynë ka nevojë për financim në bujqësi dhe jo subvencion mbijetese. Ai tha se synimi i qeverisë është Arritja e 1 mld eksporte në bujqësi dhe peshkim.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=2p_UmmOOWCM
Sondazh

Në sitë 556 Zyra Këmbimi Valutor, hallka më vulnerabël - Banka e Shqipërisë: Na u rekomandua nga Moneyval, 90 kontrolle, u hoqën 12 licenca
Sipas rekomandimeve të Moneyval, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar shumë vëmendje zyrave të këmbimit valutor në vend, të cilët konsiderohen hallka më vulnerabël......

Kreditë në euro, “ikin” referencat LIBOR, EURIBOR - Anomali në tregjet ndërkombëtare, Banka e Shqipërisë rishikon rregulloren për indekset
Një nga pasojat e krizës financiare ndërkombëtare ka qenë luhatja e ndjeshme e besimit të tregjeve ndërkombëtare ndaj indekseve të referencës për normat e......

Problemet globale të të korrave tregojnë për kosto të larta ushqimore edhe për shumë vite të tjera!
Vështirësia e mbjelljes së misrit, kultura e vetme më e madhe e drithit në botë, në veri të Shteteve të Bashkuara shtohet në një varg të trazuar të të korrave......

Samiti i NATO-s në Spanjë - Në fokus Rusia dhe Kina / Pritet takimi i Erdogan me kryeministren suedeze dhe presidentin finlandez
Udhëheqësit e vendeve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë do të mblidhen në Madrid, me temat kryesore të diskutimit që ka të ngjarë të jetë pushtimi i Rusisë në......

2021, vit i “ëmbël” për shqiptarët: Bletaria 5,000 ton mjaltë. Gjirokastra, qarku me prodhimtari më të ulët!
Bletaria është një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit me një vlerë kapitali rreth 72 mln euro referuar ekspertëve, ndërkohë që prodhimi i mjaltit në......

Qytetaria ngel në klasë/ Provimi më i preferuar në maturë, por 380 nxënës morën notën 4. Lëndët natyrore “mundin” shoqëroret
Ura e kalimit nga nxënës në student janë provimet e maturës shtetërore dhe rezultatet që arrijnë maturantët në secilën lëndë. Janë pikërisht këto rezultate të......

Bizneset në zona turistike mund të punojnë dhe të dielave - Maqedonia e Veriut, vendimi u miratua nga parlamenti i për tregtarët me pakicë dhe shumicë
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshimet në Ligjin për tregti me të cilin u mundësohet të punojnë të dielave dhe ditëve të festave shtetërore të......

Çmimet e naftës rriten sërish - Prodhuesit kryesorë deklarojnë se nuk mund të hedhin në treg më shumë fuçi
Çmimet e naftës u rritën të martën pasi prodhuesit kryesorë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk mundën të shtonin ndjeshëm prodhimin, ndërsa......