Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2023, 21:30

TOTAL, gjigandi francez i naftës interes për Shqipërinë

Nga SCAN TV
TOTAL, gjigandi francez i naftës interes për Shqipërinë

Lajmi i zbulimit të një burimi shumë të pasur nafte në Shpirag ka tërhequr vëmendjen e kompanive të mëdha botërore të kërkimit dhe shfrytëzimit të arit të zi. Ilia Gjermani, drejtor i drejtorisë së hidrokarbureve në MIE, thotë për emisionin INSIDER të gazetarit Angelo Haruni në SCAN, se janë disa kompani të huaja të mëdha që po tregojnë interes për naftën shqiptare. “Mjaft kompani të huaja, mes të cilave është edhe TOTAL. Por ne ende nuk kemi ndonjë marrëveshje me to.

Ndërkohë me dy gjigandët e tjerë të naftës Shell dhe ENI, ne kemi marrëveshje kërkimi dhe shfrytëzimi. Shell po kërkon në blloqet 1 dhe 2 në Shpirag, ndërkohë që edhe ENI po përgatitet të shpojë një tjetër pus të thellë në këtë zonë”, sqaron Gjermani.

Sektori hidrokarbur në Shqipëri prej vitesh ka tërhequr investime të konsiderueshme të huaja në kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës.

Shqipëria është vendi më i pasur i rajonit me burime nafte.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat