Ekskluzive/Durrësi, Lezha, Fieri e Vlora aplikojnë për rritjen e çmimit të ujit - Shoqëritë rajonale mbulojnë me shërbim 13 qytete
Tre shoqëri rajonale dhe një shoqëri ujësjellës-kanalizime kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për rritjen e tarifave që aplikojnë ndaj abonentëve. TV SCAN ka mësuar se dosjet janë depozituar nga shoqëritë e rajonit të Durrësit, Fierit dhe Lezhës, që përfshijnë një total prej 12 qytetesh pas reformës së bashkimit të ujësjellësve. Më konkretisht, aplikimi i Durrësit përfshin edhe Krujën, Shijakun, Kavajën dhe Rrogozhinën, tek kërkesa e Fierit bën pjesë edhe Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra, ndërsa për Lezhën, përfshihet edhe Mirdita e Kurbini. Ndërkaq, paralelisht me këto shoqëri rajonale ka aplikuar edhe shoqëria e ujësjellës –kanalizime Vlorë, që aktualisht operon si e vetme, duke e çuar në 13 numrin e qyteteve për të cilët kërkohet rritje e çmimit të ujit.
Aplikimi për rritjen e çmimit të ujit është vetëm hapi i parë, ndërkohë që vendimi final për pranimin dhe nivelin e tarifave që do të aplikohen për konsumatorët i takon Entit Rregullator të Ujit. Përfaqësues të këtij dikasteri, thanë për TV SCAN se “do të duhet kohë që Komisioni Kombëtar Rregullator të shqyrtojë dosjet e aplikimeve për të vendosur më tej nëse duhet të nisë analiza mbi propozimet për ndryshim tarife që kanë bërë shoqëritë”.
Aplikimi për rritje të tarifave të shërbimit ishte i pritshëm pas reformës të ndërmarrë në sektor vitin që shkoi, duke qenë se një nga objektivat e saj ishte përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare për shoqëritë UK, duke përfshirë ndër të tjera harmonizim gradual të çmimeve në zonën e shërbimit. Kjo duke qenë se reforma solli bashkimin e disa ujësjellësve nën një shoqëri, ndërkohë që diferencat e tarifave aktuale ndërmjet zonave janë të mëdha. Për shembull në Durrës aktualisht familjarët paguajnë 70 lekë/m3, në Kavajë 38 lekë/m3, në Rrogozhinë 48 lekë/m3, ndërsa në Krujë 35 lekë/m3. Këto tarifa duhet të shkojnë drejt unifikimit të tyre.
Gjithsesi, Enti Rregullator i Ujit ka parashikuar vështirësi në këtë proces. Kërkesa të ngjashme nga shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve për rritje të çmimit të ujit ka pasur ndër vite me radhe por një pjesë e tyre janë marrë parasysh nga ERRU, ndërsa pjesa tjetër janë rrëzuar. Arsyetimi i bërë nga këto shoqëri ka qenë se çmimi aktual i ujit është shumë herë më i ulët sesa kostoja e ofrimit të shërbimit për qytetarët.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Sa do të paguajnë bizneset si taksë prone? - Krahasimi në bashki të ndryshme: Sa më e madhe vlera, aq më i lartë detyrimi!
Projektligji i ri për taksimin e pasurive të paluajtshme parashikon ndryshime dhe sa i takon detyrimit që kanë njësitë e shërbimit. Nivelet e propozuara të......

Fituesit e Nobelit për kiminë: Bawendi, Bruce dhe Ekimov zbuluan zhvillimin e pikave kuantike
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave publikoi emrat e tre shkencëtarëve fitues të çmimit Nobel të këtij viti në Kimi, Mundzi Bawendi, Louis Bruce dhe Alexei......

Rekord në Mynih: 7.2 milion persona morën pjesë në “Oktoberfest’ - Kjo është hera e tretë në histori pas viteve 1984 dhe 1985
“Oktoberfest” festa e birrës në Mynih të Gjermanisë mblodhi një numër rekord vizitorësh këtë vit: 7.2 milionë. Kjo është vetëm hera e tretë në histori, pas......

Më pak pronare femra në Fier - Elbasani dhe Dibra shënuan rritjen më të lartë të bizneseve që drejtohen nga gratë në vitin 2022
Bizneset dhe ndërmarrjet në Shqipëri administrohen kryesisht nga meshkujt referuar të dhënave të publikuara nga ‘Instituti i Statistikave’. Gjatë vitit 2020......

Japonia paralajmëron se do të ndërmarrë hapat 'e duhur' për rëniet e tepërta të jenit!
Japonia do të ndërmarrë hapat e duhur kundër lëvizjeve të tepërta në jen "pa përjashtuar asnjë opsion", tha të mërkurën Ministri i Financave Shunichi Suzuki,......

Kryeqyteti europian me transport falas dhe ambicie për një ‘qytet 15-minutësh’!
Transporti publik nuk vjen nga hiçi. Në kryeqytetin e Estonisë, Talin, origjina historike është veçanërisht e qartë për t'u parë pasi autobusët ende udhëtojnë......

India paralajmëron për 'kaos të organizuar' nëse nafta kalon 100 dollarë për fuçi!
Ministri i naftës dhe gazit natyror i Indisë, Hardeep Singh Puri paralajmëroi se do të ketë "kaos të organizuar" nëse çmimet e naftës arrijnë mbi 100 dollarë......

Lehtësim procedurash për 754 shërbime ndaj bizneseve - Ministrja Delina Ibrahimaj: Do të fillohet me sektorin e turizmit
Janë gati 754 shërbime qe ofrohen ndaj bizneseve të cilat do të lehtësohen, jo vetëm në aspektin e dokumentacionit por edhe të afateve. E ftuar në emisionin......