Më pak pronare femra në Fier - Elbasani dhe Dibra shënuan rritjen më të lartë të bizneseve që drejtohen nga gratë në vitin 2022
Bizneset dhe ndërmarrjet në Shqipëri administrohen kryesisht nga meshkujt referuar të dhënave të publikuara nga ‘Instituti i Statistikave’. Gjatë vitit 2020 meshkujt kanë drejtuar 68.6% të ndërmarrjeve, ndërsa femrat 31.4%.
Në vitet pasuese, përkatësisht në 2021, këto shifra pësuan një rritje thuajse të papërfillshme për meshkujt ku këto të fundit administronin 68.9% të ndërrmarrjeve dhe femrat 31.1% të tyre. Ndërkohë, në vitin që lamë pas, pra vitin 2022, janë 68.8% të ndërmarrjeve të cilat administrohen nga meshkujt dhe 31.2% që dejtohen nga femrat .
‘Scan Intel’ ka kyer një analizë për të parë se si kanë ndryshuar ndërmarrjt sipas qarqeve dhe sispas gjinisë së administratorit. Duke marrë në shqyrtim të dhënat e publikuara nga INSTAT për vitin 2022, në qarkun e Durrësit dhe Gjirokastrës përqindja e adminstratoreve femra dhe meshkuj ka mbtur konstante, duke mos pësuar ndryshim. Në qarkun e Durrësit 28.3% e ndërmarrjeve drejtohen nga femrat, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës ky tregues është 29.1%.
Ndërkohë, nga ana tjetër, vërehet një rënie e numrit të ndërmarrjeve të cilat administrohen nga femrat në qarqe si Fieri me 0.4 pikë përqindje, në Shkodër me 0.3 pikë dhe në Kukës me 0.2 pikë pëqindje. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022 ka patur më shumë pronare femra në Elbasan, Dibër dhe Korçë me një rritje 0.4 pikë, 0.3 pikë dhe 0.2 pikë secila.
Ndërkohë, qarqet që kanë patur një rritje të lehtë të shifrave korresponduese të administratorëve meshkuj rezultojnë të jenë qarku i Fierit me 70.6% duke patur kështu një rritje me 0.4%. Pasues të këtij qarku renditen Shkodra dhe Vlora që kanë shënuar rritje me 0.3% të administratorëve meshkuj. Kjo rritje e administratorëve meshkuj është ekuivalente më rënien e administratoreve femra në këto qarqe gjatë vitit 2022.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Japonia paralajmëron se do të ndërmarrë hapat 'e duhur' për rëniet e tepërta të jenit!
Japonia do të ndërmarrë hapat e duhur kundër lëvizjeve të tepërta në jen "pa përjashtuar asnjë opsion", tha të mërkurën Ministri i Financave Shunichi Suzuki,......

Kryeqyteti europian me transport falas dhe ambicie për një ‘qytet 15-minutësh’!
Transporti publik nuk vjen nga hiçi. Në kryeqytetin e Estonisë, Talin, origjina historike është veçanërisht e qartë për t'u parë pasi autobusët ende udhëtojnë......

India paralajmëron për 'kaos të organizuar' nëse nafta kalon 100 dollarë për fuçi!
Ministri i naftës dhe gazit natyror i Indisë, Hardeep Singh Puri paralajmëroi se do të ketë "kaos të organizuar" nëse çmimet e naftës arrijnë mbi 100 dollarë......

Lehtësim procedurash për 754 shërbime ndaj bizneseve - Ministrja Delina Ibrahimaj: Do të fillohet me sektorin e turizmit
Janë gati 754 shërbime qe ofrohen ndaj bizneseve të cilat do të lehtësohen, jo vetëm në aspektin e dokumentacionit por edhe të afateve. E ftuar në emisionin......

Hap dyert së shpejti Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes – Projekti shërben në nxitjen e projekteve inovative për institucionet e sigurisë në vend
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së......

Liria e lëvizjes me kartë identiteti në Ballkanin Perëndimor / Balla: Rreth 8.5 milion hyrje-dalje janë kryer në Republikën e Shqipërisë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane ku ka folur për Marrëveshjen për lirinë e......

Facebook dhe Instagram me pagesë?! - Një tarifë prej 14 dollarë në muaj synon shmangien e reklamave
Gjiganti i mediave sociale Meta mund të fillojë t'i tarifojë përdoruesit europianë rreth 14 dollarë në muaj për një abonim pa reklama në Instagram dhe......

Italia zvogëlon garancitë shtetërore - Vendi fokusohet në infrastrukturën bazë
Italia synon të zvogëlojë paketën aktuale të garancive shtetërore dhe të krijojë një skemë të re për të nxitur investimet private në infrastrukturën......