Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2023, 12:06

Hap dyert së shpejti Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes – Projekti shërben në nxitjen e projekteve inovative për institucionet e sigurisë në vend

Nga SCAN TV
Hap dyert së shpejti Qendra e Inovacionit të Ministrisë së

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes, një hapësirë moderne pune pak kilometra nga qendra e Tiranës

“Ky projekt ambicioz do të shërbejë si një katalizator për nxitjen e proceseve dhe projekteve inovative, jo vetëm brenda Forcave të Armatosura, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë në vend, duke përdorur teknologjinë e fundit për zgjidhje të avancuara në këtë drejtim”, ka shkruar kryeministri.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë vizitës në Qendër u shpreh se: “Ky projekt ambicioz do të shërbejë si një katalizator për nxitjen e proceseve dhe projekteve inovative, jo vetëm brenda Forcave të Armatosura, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë ne vend apo të rinj të interesuar në këto sektorë”.

“Kjo hapësirë e re do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për të eksploruar teknologjitë e fundit dhe për të krijuar zgjidhje të avancuara për sfidat e sigurisë”, tha Mbrojtjes.

Kjo Qendër do të ketë si përgjegjësi zhvillimin e iniciativave dhe projekteve inovative me rëndësi strategjike për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, sipas projekteve të përbashkëta dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me persona fizikë e juridikë, publikë ose privatë, si dhe partnerë të ndryshëm për zhvillim, vendës dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Realizimi i testimeve dhe eksperimenteve për aplikimin e teknologjive të reja, produkteve industriale dhe shërbimeve me rëndësi strategjike, të përcaktuara për përdorim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe raporton për gjetjet tek autoritetet përkatëse, është një tjetër përgjegjësi e Qendrës.

Po ashtu, Qendra ka përgjegjësi mbështetjen e kërkimit, zhvillimit, komercializimit që i avancon idetë e reja të sipërmarrjes në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në faza të ndryshme zhvillimi përmes ofrimit të aksesit te mentorët, këshilltarët, trajnimet, kapitali dhe burimet si dhe ndërveprimin me ministrin përgjegjës për sipërmarrjen në masat, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e ekosistemit të startup-eve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Qendra do të shkëmbejë informacione me institucione në varësi të  Ministrisë së Mbrojtjes, institucionet e arsimit të lartë, qendra dhe institucione kërkimore-shkencore në vend, NATO-n dhe partnerë të tjerë për zhvillim.

N.Xh / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat