Liria e lëvizjes me kartë identiteti në Ballkanin Perëndimor / Balla: Rreth 8.5 milion hyrje-dalje janë kryer në Republikën e Shqipërisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane ku ka folur për Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me Karta Identiteti në Ballkanin Perëndimor.
“Lëvizja e lehtësuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me karta identiteti është një marrëveshje rajonale, e cila krijon mundësinë për një rajon më të bashkuar, të lidhur më mirë me njëri-tjetrin. Në fakt, të gjitha vendet janë përfituese, por më përfitues janë qytetarët e vendeve tona. Në fakt, marrëveshja ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2023, ndërkohë që vendi i fundit që ka firmosur dhe ka ratifikuar ka qenë Serbia, e cila përmes shkresës së 31 korrikut 2023 ka njoftuar edhe adoptimin e kësaj marrëveshje” është shprehur Balla.
Ministri u shpreh se, “në Republikën e Shqipërisë, falë kësaj marrëveshje, në një total hyrje-dalje, janë 8 milionë e 501 mijë shtetas, ndër të cilët, përveç shtetasve shqiptarë që kanë përfituar nga kjo marrëveshje, ajo që bie në sy janë shtetasit kosovarë. Janë shtetasit që janë përfituesit më të mëdhenj në numër në raport me Shqipërinë, sepse bëhet fjalë për hyrje në Shqipëri. 2.26 milionë kanë hyrë në Shqipëri vetëm me karta identiteti falë kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë shtetasit e Malit të Zi janë 250 mijë hyrje dhe 239 mijë dalje. Hyrje nga shtetas të Maqedonisë së Veriut me 353 mijë hyrje dhe 348 mijë dalje dhe pastaj boshnjakët dhe më pak shtetasit serbë”.
Balla theksoi se, “kjo është një marrëveshje që duhet bashkëshoqëruar edhe me një element tjetër thelbësor, në lehtësimin e kalimit në pikat e kalimit kufitar. Bëhet fjalë për ato që lidhen me lehtësinë e kontrollit në kalimin kufitar”.
SCAN
Sondazh

Facebook dhe Instagram me pagesë?! - Një tarifë prej 14 dollarë në muaj synon shmangien e reklamave
Gjiganti i mediave sociale Meta mund të fillojë t'i tarifojë përdoruesit europianë rreth 14 dollarë në muaj për një abonim pa reklama në Instagram dhe......

Italia zvogëlon garancitë shtetërore - Vendi fokusohet në infrastrukturën bazë
Italia synon të zvogëlojë paketën aktuale të garancive shtetërore dhe të krijojë një skemë të re për të nxitur investimet private në infrastrukturën......

Qeveria greke monitoron çmimet në supermarkete - Vendimi përfshin ushqimet bazë që do të mbahen nën kontroll
Supermarketet e mëdha në Greqi do të duhet të informojnë autoritetet për listat e çmimeve të furnizuesve të tyre për ushqimet bazë, në mënyrë që të mundësihet......

Kur do të barazohet euro me dollarin? - Rritja e çmimeve të naftës dhe inflacioni, faktorët që ndikojnë më së shumti
Rigjallërimi i çmimeve të naftës që dëmton një ekonomi në përkeqësim dhe shqetësimet në rritje për pozicionin fiskal të Italisë nënkuptojnë se erërat e......

Bilanci i sezonit turistik/ Balluku: 2024, viti i certifikimit të Shqipërisë si një vend turistik!
Zv. Kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në takimin vjetor mbi bilancin e sezonit......

Ekonomitë e Azisë Qendrore po lulëzojnë falë Rusisë: Ja përse!
Kohët e mira ekonomike të Azisë Qendrore nuk janë pa të meta, mes akuzave që disa vende në rajon po ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet. Kohët janë të......

Ujëra të trazuar në Europë mes rivalitetit Kinë-SHBA - 27 vendet e BE-së përbëjnë bllokun më të madh tregtar në botë!
Së bashku, 27 vendet e Bashkimit Europian përbëjnë bllokun më të madh tregtar në botë, duke zënë 16% të importeve dhe eksporteve botërore. Në një ngjarje të......

Varshava dhe Kievi bien dakord për eksportin e drithërave!
Polonia dhe Ukraina arritën një marrëveshje lidhur me kalimin përmes territorit të Polonisë të automjeteve që eksportojnë grurë nga Ukraina. Në marrëveshje......