Bota Postuar më 4 Tetor 2023, 10:45

Facebook dhe Instagram me pagesë?! - Një tarifë prej 14 dollarë në muaj synon shmangien e reklamave

Nga SCAN TV
Facebook dhe Instagram me pagesë?! - Një tarifë prej 14

Gjiganti i mediave sociale Meta mund të fillojë t'i tarifojë përdoruesit europianë rreth 14 dollarë në muaj për një abonim pa reklama në Instagram dhe Facebook. Zyrtarët e Meta kanë dorëzuar planin me rregullat për privatësinë në Irlandë, tek rregullatorët e konkurrencës dixhitale në Bruksel, si dhe tek rregullatorët e privatësisë së BE-së.

Metës iu caktua statusi i "portierit" sipas Aktit të ri të Tregjeve Dixhitale të BE-së muajin e kaluar. Akti nuk do t'i lejojë kompanitë të kombinojnë të dhënat personale të përdoruesve në shërbimet e tyre të ndryshme së bashku me vendosjen e kufizimeve të tjera. BE-ja ka punuar në ndërtimin e rregulloreve më të ashpra të teknologjisë së madhe në mënyrë që të mbrojë përdoruesit europianë në internet dhe të inkurajojë konkurrencën në industrinë e dominuar nga gjigantët amerikanë.

Meta po planifikon të tarifojë përdoruesit europianë rreth 10 euro për një abonim mujor në Facebook ose Instagram si dhe me rreth 6 euro të shtuara për çdo llogari shtesë.

Për më tepër, çmimi i abonimit do të shkonte në afërsisht 13 euro në muaj në pajisjet celulare, sepse Meta do të merrte parasysh komisionet e ngarkuara nga dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google për pagesat brenda aplikacionit.

Meta u tha rregullatorëve se po planifikon të nxjerrë planin e abonimit pa reklama - SNA për përdoruesit europianë në muajt e ardhshëm, duke u dhënë përdoruesve zgjedhjen midis vazhdimit të aksesit në Facebook dhe Instagram me reklama të personalizuara ose pagesës për shërbimet e tyre pa asnjë reklamë. Megjithatë, nuk është e qartë nëse rregullatorët në Irlandë apo Bruksel do ta gjykojnë planin e ri SNA të Metës në përputhje me rregulloret e BE-së.

Një zëdhënës i Meta tha se kompania beson në shërbimet falas të cilat mbështeten nga reklama të personalizuara, por është e hapur për të eksploruar opsione për t'u pajtuar me 'kërkesat rregullatore në zhvillim'. Sipas vlerësimeve të Meta, kompania kishte rreth 258 milionë përdorues mujor të Facebook dhe 257 milionë Instagram gjatë gjysmës së parë të 2023 - shit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 4 Tetor

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 100.7 lekë dhe është shitur me 101.7 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat